Ky libër i studiuesit Jaho Brahaj është i mirpritur dhe i domosdoshëm, për një nga pasuritë më të mëdha shpirtërore e materiale, që ka trashëguar në shekuj kombi ynë, por edhe një simbol identifikues i shpirtit dhe qenësisë së shqiptarit, për të cilin ka derdhur shumë gjak, për ta mbrojtur e për ta lartësuar në liri.
Unë si autor i studimit për Hymin e Flamurit Kombëtar, leximi i studimit në fjalë, jo vetëm që ishte një kënaqësi, por dhe një habi, që më mbushi me emocione për larminë e argumenteve bindëse, me mbështetje në literaturë dhe në fakte materiale e shpirtërore të krijuara dhe të ruajtura nga populli ynë për lashtësinë e këtij simboli mijravjeçar e bashkudhëtar në fazat e zhvillimit e të qëndresës kombëtare deri në ditët tona.
Qëmtimi i objekteve të kulturës materiale (zbulimeve arkeologjike), që nga lashtësia deri në antikitet, është bërë më vemendje e kritere shkencore duke kombinuar gjetjet dhe studimet e autorëve tanë dhe të huaj, brenda truallit të rrudhur te Repblikës e në trervat autoktone iliro-arbërore ballkanike.
Kjo punë e lodhshme me një bibliografi të pasur e rendit monografinë ndër veprat me peshë të një studimi serioz dhe dinjitoz e një ndihmesë në ndriçimet albanologjike me vlera për temën e lashtësisë së flamurit tonë kombëtar dhe të vazhdimsisë së popullit tonë në mijravjeçar në trojet Ballkanike,
Vepra në fjalë ka peshë në studimet albanologjike, por njëherit në përiudhën e trazuar të rrymave e shovinizmave ballkanike, që gjallojnë ende në ditët tona, kjo vepër peshon shumë në brumosjen e ndergjegjës kombëtare shqiptare dhe i jep përgjigje një teze dhe teme thelbësore të pasurisë identifikuese të kombit tonë.
Gjurmimi dhe pasqyrimi i analizuar i traditave dokësore, miteve e legjendave i ndërthurur me ilustrime të objekteve të kulturës materiale etnografike e të kultit, duke i analizuar në një rrafsh mbarëkombëtar në funksion të traditës së lashtë e deri në ditët tona, për ruajtjen dhe shprehjen e kultit të shqiponjës bashkëudhëtare ndër epoka tek populli ynë, është një arritje dhe kontribut për t’u lavdëruar dhe detyrë, që ky hulumtim disiplinor shkencor të njihet nga msat e gjera të lexuesve, të cilat për tema të tilla botimet tona ju janë shumë borxhli.
Kapitujt e fundit të përiudhës së pas vitit 1912, janë një analizë historike e luftës dhe betejave të përgjakshme të bëra nga mbarë kombi ynë për mbrojtjen dhe lartësimit e Flamurit Kombëtar. Këto janë shtjelluar me një gjuhë lakonike, më një tekst jovoluminoz, por me gjuhën e fakteve dhe me një ritëm për t’u admiruar dhe me kritere rigoroze të disiplinës historike e me referime të një literature pothuajse shterruese.
Monografija ”Flamuri i Kombit Shqiptar” i studiuesit të njohur Jaho Brahaj është i mirpritur dhe një shkoklim me mjete dhe gjuhën e argumenteve shkencore për këtë pasuri të kombit tonë.