Gjirokastra tashmë është shndërruar në një destinacion turistik dhe kulturor falë dhe investimeve dhe rijetësimit të Pazarit, ku turistët vendas dhe të huaj shijojnë asetet e trashëgimisë kulturore si dhe kulinarinë e shumëllojshme që kjo zonë ka.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti për Gjirokastrën është shprehur se, “morëm përsipër të realizonim atë që premtuam: T’i kthejmë Gjirokastrës kurorën e krenarisë shqiptare. Gjirokastra sot është shndërruar në një kantier të madh, ku punohet në shumë fronte”.