Ledian Memushaj konfirmon edhe njëherë momentin e mirë që po kalon në skuadrën e Pescarës.
Mesfushori i kombëtares ka qenë protagonist në ndeshjen e Pescarës me Perugian në Serie B. Pescara është një nga ekipet që lufton për tu ngjitur në Serie A dhe Memushaj po jep një kontribut të vyer për italianët.
Edhe në ndeshjen e sotme 32-vjeçari shqiptar la gjurmë, duke shënuar një super gol nga jashtë zonës.
Pas një goditje dënimi, topi u përplas në mur dhe shkoi në këmbët e Memushaj. Vlonjati nuk u mendua dy herë dhe pasi u pozicionua mirë, goditi fort topin me një të djathtë potente që nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar të reagonte, ndërkohë që vetëm rrjeta mundi ta ndalte ‘raketën kuqezi’