Categories
Lajme

Memushaj nuk ndalet, ‘shkund’ rrjetën me një super gol

Ledian Memushaj konfirmon edhe njëherë momentin e mirë që po kalon në skuadrën e Pescarës.

Mesfushori i kombëtares ka qenë protagonist në ndeshjen e Pescarës me Perugian në Serie B. Pescara është një nga ekipet që lufton për tu ngjitur në Serie A dhe Memushaj po jep një kontribut të vyer për italianët.

Edhe në ndeshjen e sotme 32-vjeçari shqiptar la gjurmë, duke shënuar një super gol nga jashtë zonës.

Pas një goditje dënimi, topi u përplas në mur dhe shkoi në këmbët e Memushaj. Vlonjati nuk u mendua dy herë dhe pasi u pozicionua mirë, goditi fort topin me një të djathtë potente që nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar të reagonte, ndërkohë që vetëm rrjeta mundi ta ndalte ‘raketën kuqezi’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *