Këngëtarja Ledina Çelo ndonëse i mungon skenës sonë me risi në muzikë, vijon të mbetet ende ndër emrat ë të dashur. Mbrëmjen e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan nga ku tregoi se si është njohur me bashkëshortin.
Gjatë emisionit ajo u shpreh se është takuar rastësisht në një koncert me Naimin, ndërkohë tashmë kanë 10 vite martesë dhe dy fëmijë.
Ermal Mamaqi: Si u njohe me bashkëshortin?
Ledina Çelo: Me Naimin jam njohur në një koncert homazh për Kosovën. Ishte një udhëtim shumë i gjatë ai. Rastësisht u takova me të në Zvicër, ai kishte fituar kampionatin e botës në “Kickboxing”. Ai ishte si i ftuar special për të parë koncertin. Ishte hera e parë që më shihte duke kënduar. Pasi mbaroi koncerti pimë një kafe të gjithë ne artistët dhe aty ishte edhe Naimi, aty ishte kontakti i parë. Pasi u ndamë, ai si të gjithë meshkujt më dha numrin e telefonit dhe më ftoi në një ndeshje që kishte pas një jave.
“Do të doja shumë të ishit aty”, më tha. Unë nuk doja t’i jepja numrin tim dhe i dhashë numrin e vëllait tim që ndodhej në Gjermani, i cili pëlqen shumë boksin. Thashë t’ia ngec vëllait. 3 muaj më vonë më merr vëllai në telefon dhe më thotë që i kishte telefonuar Naimi dhe unë i thashë nëse do shko. Unë isha shumë e re atë kohë dhe nuk doja një gjë serioze. U shkëputëm për 10 vjet, ai pa jetën e tij, unë timen. 10 vite më vonë në një festë ai takoi sërish vëllain tim, mendonte se isha martuar. Vëllai më telefonoi më tregoi sërish për të, unë isha në Londër, folëm në telefon dhe kështu filluam të flisnim. Pas një viti telefonatash u takuam. Me merrte çdo ditë në telefon saqë mendoja se punon në postë.