Categories
Lajme

“Motofest” zbarkon në Tiranë, 130 motoristë nga Europa /Foto

Është bërë tashmë traditë që Motofest zhvillohet çdo vit duke mbledhur të gjithë dashamirësit e Harley Davidson dhe muzikës rrok.

Por ndryshe nga vitet e mëparshme, për herë të parë është organizuar në Shqipëri një tubim ndërkombëtar motorësh, ku 130 motoristë nga e gjithë Evropa, i janë bashkuar motoristëve tanë nga të gjitha trevat Shqiptare.

Një shfaqje që ka mbledhur të apasionuarit ndaj motorëve dhe adrenalinës së muzikës rrok por edhe për t’i treguar publikut se në vetvete e gjithë kjo është mënyrë jetese për një grup të caktuar njerëzish, të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre për çdo ditë duke sfiduar veten dhe shpirtin e aventurës.

Pas paradës në qytet, festa do të vazhdojë me: Dobs Piter Pan Quartet, Kachinari, DJ Litchi dhe Zztop duke garantuar një spektakël fantastik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *