Categories
Të gjitha

‘Vallja e Tropojës’ shpallet pasuri kombëtare

“Kcimi i Tropojës” është shpallur kryevepër e trashëgimisë shpirtërore shqiptare, ndërsa po përgatitet dosja që ky kërcim të bëhet pjesë e UNESCO. FaxNews ishte këtë fundjavë pranë grupit të valleve FolkTrevar, ku studiuesi dhe koreografi Skënder Haklaj, ka zbuluar punën për sa i përket këtij rrugëtimi drejt UNESCOS, si dhe disa nga specifikat e këtij kërcimi.

Vallet popullore shqiptare janë aq të lashta, sa është i lashtë edhe vetë populli shqiptar. Vallet tona paraqesin ngjarje specifike qoftë nga historia, luftërat e ndryshme deri tek motivet e dashurisë , fejesave dhe martesave popullore. Për të mësuuar më shuëm rreth këtyre motiveve dhe kërcimeve, e në veçanti “Kërcimit të Tropojës” e kaluam fundjavën pranë grupit të valleve ‘ FOLKTREVAR’.

Folk trevar është një grup të rinjsh, më një passion dhe frymëzim të madh për folklorin, të udhëheqëur nga kereografi Skender Haklaj. Gjatë bisedës me të, koreografi na zbulon ndryshimin mes valles dhe kërcimit, terma që shpesherë dhe ngatërrohen, ndërsa tregon se ngjarjet dhe tematika e tyre shfaqet përmes lëvizjeve koreografike të këmbëve, duarve, kokës dhe shtatit në përgjithësi.

Plot 50 vite në skenë, duke rendur pas ritmit të Valles, koreografi rrëfen edhe ironinë që ka hasur shpeshherë nga politkanët për individët që merren më artin. Ndëra bën dhe një krahasim të mënyrës së Kërcimit të Tropojës me hapat e Michael Jackson.

Profesori na tregon edhe se Kcimi I Tropojës tashmë ka hapur rrugëtimin për në Unesco, në synim të së cilit janë bërë filmime, konferenca, dhe I është dhënë titulli kryevepër e trashëgimisë shpirtërore, ndërsa synon që ti jepet edhe cmimi nderi kombit.

Gjatë vizitës sonë, patëm mundësinë të takonim edhe anëtarët e kursit, nga ata që kishin më shumë eksperiencë deri tëk valltarët e vegjël. Jorinda Gocaj, i ka nisur hapat e saj si valltare ndërsa pasioni dhe vullneti për të përvetësuar valet dhe kërcimet I kanë dhënë mundësinë që tani të jetë asistente e profesori.

E veçanta e këtij grupi është se pavarësisht se në fokus është Kcimi iTropojës, të rinjtë që janë aty janë nga të gjitha vendet e Shqipërisë. Të hpaur për të mësuar më shumë për këtë zhanër të rinjtë të japin shpresën se folklori dhe kërcimet popullore do të trashegohen tek ta, por edhe më tutje.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2179598358788493/

Nën mesazhet e kërtyre të rinjve, dhe nën ritmet e valles së Tropojës ose sic ngulmon profesri ta quajmë Kcimi i Tropojës, e mbyllëm viziton tonë, me shpresën që edhe puna institucionale dhe shkencore për futjen e kësaj pasuri kulturore në UNESCO të përfundojë sa më shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *