Categories
Të gjitha

Mozaiku 700-vjeçar i Linit gjendet në Pogradec

Në qendër të këtij mozaiku ndodhet vaska e pagëzimit në formën e një luleje katërfletëshe dikur e veshur me pllaka mermeri. Në këtë ambient dominon motivi i pjergullës.

Mozaiku i mrekullueshëm i Linit do të jetë i hapur për vizitorët. Ky objekt që i përket gjysmës së dytë të shekullit të 13-të është Monument Kulturor i Mbrojtur nga Shteti, i ndodhur në Lin të Pogradecit, në rrethin e Korçës. Mozaiku u zbulua nga gërmimet në Lin në vitin 1969, të cilat nxorrën në dritë një vendbanim ilir, që i përket epokës së hekurit dhe në të janë gjendur objekte që vijnë deri në mesjetën e hershme.

Njoftimin për çeljen e këtij mozaiku për vizitorët dhe turistët e huaj e ka dhënë vetë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, që e ka konsideruar një destinacion që nuk duhet humbur. Sipas saj, muaji gusht është edhe muaji i mozaikëve.

Ky mozaik gjendet në ambientin e Baptisterit, i cili shërben për pagëzimin e kandidatëve të bashkësisë kishtare, ndërsa vet Ministrja shkruan në Facebook, “Moos e humb. Sapo kemi zbuluar mozaikun e mrekullueshëm të Bazilikës së Linit në Pogradec. Është super”.

Në qendër të këtij mozaiku ndodhet vaska e pagëzimit në formën e një luleje katërfletëshe dikur e veshur me pllaka mermeri. Në këtë ambient dominon motivi i pjergullës.

Për të gjithë vizitorët, ambienti i cili do të jetë i vizitueshëm është pastofori, ambient polifunksional, i cili shërbente për ruajtjen e teksteve ungjillore dhe sendeve të shenjta të përdorimit liturgjik.

Gjatë zbulimit të mozaikëve së bashku me specialistët e IMK-së, Gon Islami, dhe arkeologen Froseda Angjellari, ishte i pranishëm dhe profesori i Historisë së Artit dhe Muzeve në Universitetin e San Franciskos, Nathan Dennis.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10156008393421523/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *