Categories
Art

Zbulohet mozaiku me gëzhoja plumbi që portretizon figurën e Agim Ramadanit

Më 3 maj në ora 14:00 në qendër të qytetit të Gjilanit do të zbulohet mozaiku me gëzhoja plumbi që portretizon figurën e Agim Ramadanit, shkruan KutlPlus.

276138 gëzhoja plumbi kanë formuar portretin e heroit kosovar Agim Ramdani, të cilat janë vendosur në mozaikun e punuar nga Besart Gashi.

Për këtë mozaik ka njoftuar për KultPlus vet Besart Gashi i cili ka treguar se për këtë mozaik ka punuar me kërkesën e nipit të Agim Ramadanit, Muhamet Ajrullahu.

“Do të jetë një dhuratë për familjen Ramadani, që do të shpaloset me rastin e datëlindjes së heroit të madh Agim Ramadani, e që është më 3 maj”, ka thënë Gashi.

Ai ka njoftuar se mozaiku është me dimensione 5X7 m, dhe sipas tij, ky mozaik është me dimensionet më të mëdha që ekzistojnë në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *