Më shum

    Kulla e Mic Sokolit, një simbol i trashëgimisë kulturore dhe historike

    Pasuritë kulturore në të gjithë Shqipërinë vëzhgohen dhe mirëmbahen në mënyrë sistematike nga specialistët e Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë Kulturore.

    DRRK Shkodër do të kujdeset për kryerjen e ndërhyrjeve restauruese në Kullën e Mic Sokolit, në fshatin Bujan, Tropojë. Një monument në të cilin do të gjeni jo vetëm vlerat kulturore, por edhe gjurmë të shumë ngjarjeve historike.

    Kujdesi, mirëmbajtja dhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore është një mision i përbashkët, për t’i përçuar këto pasuri, në mënyrën e duhur, tek brezat e ardhshëm.

    Kulla e Mic Sokolit pak histori…

    Kulla trekatëshe e Heroit të Popullit Mic Sokoli. E ndërtuar nga fundi i shek. XVIII, kjo kullë guri, që për nga tipologjia i përket banesës së fortifikuar të Malësisë së Gjakovës, sjell deri në ditët tona, jo vetëm vlerat kulturore të këtij tipi banesash, por edhe imazhin e shumë ngjarjeve historike.

    Për vlerat e saj kulturore e historike, kulla është shpallur monument kulture dhe restauruar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës në vitin 1978. Punimet restauruese të kryera nën drejtimin e arkitektit të talentuar Leonard Suli, i kanë dhënë asaj origjinalitetin e kullës së fortifikuar të Malësisë së Gjakovës.

    Ajo, së bashku me stendat dhe eksponatët muzeal të vendosura këtu, të cilat përfshijnë shumë objektë dhe relikë të Mic Sokolit dhe familjes së tij, na njeh, jo vetëm me zhvillimin tipologjik të banesës së vjetër të kësaj malësie, por edhe me jetën e Heroit Mic Sokoli dhe luftërat e kësaj krahine për të mbrojtur trojet shqiptare nga pushtuesit e huaj.

    Kulla na paraqet një volum prizmatik prej guri dhe pjesërisht prej druri, e cila kurorëzohet me çati piramidale kater faqesh prej dërrase. Pjesa e poshtme prej guri të krijon përshtypjen e një prizmi të fortë solid ku mbështetet pjesa e sipërme e lehtë, plot dritë dhe me një përpunim të pasur arkitektonik. Gjëja që të bije në sy menjëherë sapo t’i afrohesh kullës, dhe të krijon përshtypjen e një fortifikimi të fuqishëm, janë rreth 90 frengji të shpërndara në të katër faqet e saj, nga themeli deri në çati, shkruan ata./shqip.info

    Latest news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here