Pas lidhjes se Kosovës me Shqipërinë përmes autostradës “Ibrahim Rugova”, Kosova pritet të lidhet edhe me një korridor të rëndësishëm evropian përmes autostradës “Arbën Xhaferi”.
Hapja e autostradës që do ta lidhë Prishtinën me Maqedoninë e Veriut për 45 minuta pritet të bëhet më 29 maj. Në përbërje të saj është edhe ura më e gjatë në rajon. Për përurimin e autostradës prezent pritet të jenë kryeministrat e rajonit.
Ka mbetur edhe një javë që autostrada e dytë në Kosovë të jetë e hapur për qytetarët. Autostrada ka gjatësi 65.5 km dhe pritet ta lidhë Prishtinën me Maqedoninë Veriore për 45 minuta.
Punimet e vrazhda kanë përfunduar dhe përurimi i projektit që kushtoi mbi 700 milionë euro pritet të bëhet me 29 maj, në prezencën e kryeministrave të rajonit.
Të lumtur shprehen në veçanti bizneset, të cilët e frekuentojnë rrugën aktuale e që e vlerësojnë të rrezikshme.
Autostrada “Arbën Xhaferi” përbëhet nga 13 ura, duke përfshirë edhe urën më të gjatë në rajon me gjatësi prej 5.7 km.
Për kryerjen e punimeve ishin të përshirë mbi 9000 punëtorë mbi 80 për qind e tyre nga Kosova.
Ndërsa ishin të kontraktuara edhe 900 kompani vendore.