Categories
Turizmi

“Plazhet shqiptare si Karaibet”

“Shqipëria, trendi mes jetës së natës dhe plazheve si në Karaibe”. Këtë titull ka përzgjedhur  media italiane TgCom për t’u bërë një ftesë italianëve për të pushuar në plazhet e jugut të Shqipërisë.

Artikulli i portalit informativ u propozon italianëve 8 plazhe që i konsideron si idealë për një ndërthurje mes banjës së diellit dhe turizmit kulturor dhe që për më tepër është vetëm disa hapa larg Italisë.

Spikat ftesa për të kaluar pushimet verore në plazhet e Jalës, që në artikull përshkruhen si identike me ato të Karaibeve, ndër më të bukurit e bregdetit jonian, me rërë të bardhë, det të kristaltë, bimësi të dendur dhe me të gjitha aromat e Mesdheut.

Ndërthurje mes natyrës dhe historisë konsiderohen edhe plazhet e Porto Palermos në Vlorë, me kalanë e Ali Pashës që daton nga shekulli i 19 dhe me gjirin e përshtatshëm për të xhiruar edhe filma. Ftesa vazhdon për plazhet e Sarandës, Himarës e më tej në Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *