“Shqipëria, trendi mes jetës së natës dhe plazheve si në Karaibe”. Këtë titull ka përzgjedhur media italiane TgCom për t’u bërë një ftesë italianëve për të pushuar në plazhet e jugut të Shqipërisë.
Artikulli i portalit informativ u propozon italianëve 8 plazhe që i konsideron si idealë për një ndërthurje mes banjës së diellit dhe turizmit kulturor dhe që për më tepër është vetëm disa hapa larg Italisë.
![](https://shqip.info/wp-content/uploads/2019/05/shqiperi1-1024x575.jpg)
Spikat ftesa për të kaluar pushimet verore në plazhet e Jalës, që në artikull përshkruhen si identike me ato të Karaibeve, ndër më të bukurit e bregdetit jonian, me rërë të bardhë, det të kristaltë, bimësi të dendur dhe me të gjitha aromat e Mesdheut.
![](https://shqip.info/wp-content/uploads/2019/05/shqiperia-1-1024x682.jpg)
Ndërthurje mes natyrës dhe historisë konsiderohen edhe plazhet e Porto Palermos në Vlorë, me kalanë e Ali Pashës që daton nga shekulli i 19 dhe me gjirin e përshtatshëm për të xhiruar edhe filma. Ftesa vazhdon për plazhet e Sarandës, Himarës e më tej në Vlorë.