Categories
Lajme

Superliga ul siparin, Tirana fund ankthit, Teuta shkon në Europë

Superliga ka ulur siparin e sezonit 2018/2019, duke dhënë edhe verdiktet e fundit që I përkisnin garës për mbijetësë dhe zonës së Europës.

Ka marrë fund ankthi te Tirana, e cila siguroi qëndrimin në elitën e fubollit shqiptar, pas një edicioni me të vërtetë zhgënyes në kampionat. Në sfidën e fundit të luajtur në kryeqytet, skuadra e drejtuar nga Ardian mema mundi 3-0 Flamurtarin. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë.

Albi Doka shënoi dy gola të shpejtë. Mbrojtësi kaloi vendasit në epërsi në të 65-ën, ndërsa dy minuta më pas me një goditje të shkëlqyer dyfishoi shifrat. Fitorja e Tiranës u vulos nga Hasani vetëm dhjetë minuta nga fundi i ndeshjes. Një ngushëllim për bardheblutë, që tashmë mund të përgatisin të qetë finalen e Kupës së Shqipërisë. Në Kategorinë e Parë zbret Kastrioti. Krutanët shpresuan për pak kohë, kur mbyllën në epërsi transfertën kundër Kukësit me golin e shënuar nga Ymeraj. Por me rikthimin në fushë pas pushimit, kur mësuan edhe për avantazhin e Tiranës në kryeqytet, u dorëzuan, duke I lejuar vendasve të përmbysin shifrat.

Rexhinaldo shënoi dy gola, ndërsa tjetri që vulosi fitoren 3-1 të Kukësit mban firmën e Shkurtaj. Me këtë sukses, verilindorët duhet të kënaqen me vendin e dytë dhe të shpresojnë të shpëtojnë sezonin me fitimin e trofeut të Kupës. Në mënyrën më të mirë mbyll sezonin Teuta. Durrasëkët mundën 2-0 Laçin për të blinduar vendin e tretë në Superligë, që do të thotë edhe një vend në Ligën e Europës edicionin e ardhshëm.

Golat për formacionin e Bledi Shkëmbit u shënuan në shtesë me Kallakun nga pika e penalltisë dhe Kamara. Me titullin kampion të siguruar dhe të festuar javën e shkuar, Partizani mbyll sezonin me barazimin 1-1 në transfertën e Luftëtarit, që kishte galë prej kohësh nga lufta e mbijetesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *