Albani dhe Miriami publikojnë “Duamë”,zbulojnë momente nga dasma

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë kthyer në qendrën e mediave ditët e fundit. Pasi udhëtuan drejt Maldives, ata zbuluan se kishin vendosur të martoheshin dhe ceremonia ishte organizuar atje, pa të ftuar dhe ceremoni madhështore.

Me Amelinë pranë vetes, momentet më speciale çifti i njohur i publikoi në ‘Instagram’. Por nuk janë mjaftuar me kaq. Sot, në ditëlindjen e Miriamit është publikuar edhe kënga e re e tyre.

Këtë herë, domethënia dhe klipi ishin më specialë se kurrë. ‘Duamë’ ka fragmente nga pushimet e tyre dhe në fund mbyllet me momentin kur shkëmbejnë unazat dhe Ameli qëndron e qeshur pranë tyre. Portreti i bukur familjar, teksti, melodia dhe klipi i kësaj kënge do jenë padyshim suksesi i kësaj vere.

By SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *