Categories: HistoriTë gjitha

Gurakuqi në ’19: – Anmiku ma i math i fisit shqiptar ka qenë dhe asht Turqia

Luigj Gurakuqi është një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet më të rëndësishme të kohës. SHQIP.INFO sjellë letërkëmbimin e Gurakuqit me patriotët shqiptarë të kohës.

“I dashun Mik, Përgjegjen e letrës tënde nuk mungova t’ja u dërgoj me të shpejtë, edhe, t’ju komunikoj disa lajme të vendit. Më thotë Kamsi se duket që letrën t’ime nuk e keni marrë, un ja u dërgova në adresën e njohur.

Fejzi Azoti: Në Shqipëri mbizotëron anarqia

I dashun Mik, Përgjegjen e letrës tënde nuk mungova t’ja u dërgoj me të shpejtë, edhe, t’ju komunikoj disa lajme të vendit. Më thotë Kamsi se duket që letrën t’ime nuk e keni marrë, un ja u dërgova në adresën e njohur.

            Këtu, si ju shkrova, ndodhet Im. Fan Noli me disa priftërinj të cilët tue i u pështetur Qeveris të cilën e konsiderojnë  t’ëmën e Kreaturës së vet, për formimin e Qishës autoqefale u nisën për Shqypni, po u shporrën nga Shqypnia e nuk ju dhanë leje të hyjnë. Konica ka 12 ditë që vajti në Tiranë për të dhënë shpjegime mbi gjëndjen politike e cila varet në atë të mbrendëshme edhe të këshillojë shokët e vet për me i dhanun fund vepravet të cilat shkaktojnë humbjen e vendit. Në qoftë se nuk i mrrin qëllimit tue bamun nji proklamim do të japë dorëheqjen.

            Si Mehmetit ashtu edhe Fan Nolit ju thashë se Qeveria mund t’ju mos japë leje për formimin e Qishës, por nuk mundet t’i ndalojë të mos të hyjnë në Shqypni si qytetas. Çështja ma me rëndësi për mua është kjo.

            Në Shqypni thuaj se mbretëron një anarqi administrate. Ministrat janë kundra shoqi shokut. Thuhet se më s’afërit do të ketë një ndryshim ministerial, po nuk munden të gjejnë Kryeministrin. Shtojnë se në vise të Toskërisë si nga Sali Vranishti edhe të tjerë është formuar edhe Komiteti “Dora e zezë”.

Ky filloi t’i ndalojë bujqit  të mos japin të drejta të zotëvet e të mos njofin zotnimin e tyne. Kjo vepër sociale nisi nga çifliqet e Sureja bej Vlorës . Nga Shkodra disa thonë mbas zakonit e fjalës ka “Rehati”, po disa thonë se me të shpejtë do të përndahet fuqia që asht mbledhun në kufi nga shkaku i skamjes.

Shpërdorimet financiare janë shumë të mëdha. Pagesat nuk bahen rregullisht, po gjithnji në formë paradhënie.
Mbas gjendjes politike të vendit e mbas asaj  ekonomike t’onë më duhet personalisht të ikim. Shoqënisht si duhet të veprojmë. Gjan e gjatë të më shkruash tue marrë para sysh ngjarjet edhe veprat që ne bajtim. Përfundoj tue shtrëngue dorën miqësisht e vëllazërisht e shpresoj qe te kem një përgjigje të shpejtë. Fejzi Alizoti

Gurakuqi në prill 1918: Një pendë e artë për Gjergj Fishtën nga Berati

I përndershëm Zotni, Nji tufë atdhetarësh të qytetit të Beratit, të prekun në ndiesìt mâ të thellat e zêmrës së tyne prej përgjigjes së drejtë, të ndershme e trimoshe me të cilën i patët kundrështuem me anën e “Postës së Shqipnìs” lëndimit të rândë, qi Dr. Rizov-i kishte hedhun disa kohë përpara kundër të drejtavet të kombit shqiptar, patën mendue e dhânë vendim qi me Ju kushtuem nji pendë ari në shêj nderimi e mirnjohsije për provën e re të shkëlqyeshme të dhânun prej Jush si atdhetar e si shkrimtar.

Në rasën e të shkuemit tim në Berat, Z.Z. Veli Efendi Libohova e Salih Gjuka, të cilët mâ tepër u përpoqën për të kryuemit e dëshirit e vendimit të shokvet të tyne, m’a vûnë për barrë qi me Ju paraqitun pendën e artë të premtueme e të punueme prej nji mjeshtri të vendit.

Tue mbaruem me gëzim detyrën, qi mora për sipër, kam sot nderin me Ju  dorzuem pendën e përmêndun. Kjo dhonti e çmueshme, qi Ju dërgojnë atdhetarët e Beratit, mâ tepër se nji shpërblim e nji zitje për Juve qi me vijuem në veprën t’uej, do të jetë nji provë e gjallë qi shqiptarët dijnë të çmojnë nderin kombëtar e të mbrojnë të drejtat e Atdheut të vet.
Ju ngjatjetoj me nder.  Miku i juej Alois Gurakuqi 
Shkodër, më 20 Prill 1918.
I përndershëm Zotni At Gjergj FISHTA
Drejtuer i gazetës “Posta e Shqipnisë””

—-

Gurakuqi Sotir Gjikës: Po ju dërgoj një artikull për 28 Nëntoritn 1912
 
Paris, 20 nânduer 1919

I dashur mik, Z. Sotir Gjika,

Drejtuer i gazetës “KUVÊNDI”, në Romë Sikur fjalën qi Ju kisha dhânë me letrën t’ime të fundit, ja ku po Ju dërgoj, këtu mbyllun, artikullin qi kam shkruem për numrin e veçantë të “Kuvêndit” të cilin do t’a nxirni në kujtim të ditës 28 Nânduer 1912. I zânun si jam me punë të tepërme, nuk mund të bâj aqë sa kisha dëshir: e dini vetë se për të shkruem për Shqiptarët në nji rasë të tillë duhet qi njeriu të mendohet mirë qi të mos thotë as mâ shum as mâ pak se lyspet; duhet qi t’u apë dëfrim ndiesivet kombtare pa lënduem edhe ndiesiët fetare të shumicës. Anmiku mâ i math i fisit shqiptar ka qenë edhe âsht Turqia deri sa të jetë gjallë, por duhet të mos harrojmë edhe se nji shumicë e madhe e vllazënvet t’anë ka pasë lidhun për qinda vjetësh fatin e vet me tê. Gjuha e orthografia, qi kam përdorun në ketë artikull, ndryshojnë pakëz nga ato qi përdorni Ju në gazetët; me gjithë këtê Ju lutem qi t’i lini ashtu si janë edhe në qoftë se keni arsye për t’i ndryshuem. Shumë shëndete e ngjatjetime Zonjës, Juve Ju përshëndosh me mall.

I jueji
L. Gurakuqi
P.Sh. Po ju dërgoj këtu mbyllun edhe artikullin e
Z. Berattit; at Fishta, Ju dërgon nesër një vjershë.

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Kush ishte AKILI ? Vetëm gjuha jonë Shqipe, di të zgidhë enigma të tilla!

Nga Aleksandër Hasanas (Mili Butka) Kush ishte AKILI dhe pse quhej ashtu? Vetëm gjuha jonë…

19 hours ago

Shqipja, nëna e gjuhëve indo-evropiane

Në librin e saj “Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve” historiania Elena Kocaqi…

22 hours ago

Lufta e Trojës ishte luftë Pellazgo – Ilire

HISTORIA FLET NËSE DIJMË TA SHKRUAJMË Lexim i librit, të Prof. as. dr. Elena Kocaqit…

1 day ago

Ngjashmëria e gruas etruske me atë shqiptare të ditëve të sotme

Populli etrusk mund të cilësohet si një nga popujt më të lashtë dhe më enigmatik…

4 days ago

Mbiemri {Epiteti} rrjedha burimi i saj Etimologji.

Zhvillimi i mbiemrave tek shqiptarët fillon prej shek. XII- e në vijim. Nga : Aleksander…

4 days ago

Si u hodhën bazat e lirisë akademike në universitetet e Parisit?

Nga: Aurel Plasari Me titullin “Mëmë e shkencave” (Parens Scientiarum), njihet bulla e lëshuar në…

6 days ago