Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se tani kërkon nga aplikantët për vizë të japin hollësi për llogaritë në median sociale, si dhe adresën e emailit dhe numrin e telefonit.
Rregulloret e reja për ata që kërkojnë vizë amerikane si vizitorë apo si aplikantë për të imigruar në Amerikë përfshijnë emrin e llogarisë së aplikantit në median sociale, të gjitha adresat e emailit dhe të gjithë numrat e telefonit që ka përdorur aplikanti gjatë pesë vjetëve të fundit.
Zyrtarët thonë se afro 15 milionë shtetas të huaj do të preken nga kjo kërkesë. Vetëm aplikantët për viza diplomatike dhe zyrtare do të përjashtohen nga këto kërkesa.
Aplikantët do të pyeten edhe nëse ndonjë prej të afërmve të tyre ka qenë i përfshirë në aktivitet ter rorist.