Etimologji për fjalën #dhuroj…
“Fjala shqipe δουρόϊ(dhuroj) do të thotë δωρίζω(dhorizo/dorizo=dhuroj). Prejardhet prej grekes δωρώ(dhoró/doró=dhuroj)” .
Cilido shqiptar, sado i paarsimuar qoftë, do ta rrëzonte këtë pretendim me symbyllur. Dhuratat bëhen me dorë. Cila gjuhë e shqipton sot fjalën #dorë? Cila gjuhë, këtë pjesë të trupit njerëzor, me anë të së cilës kryhet veprimi fisnik i dhuratës, e thërret #dorë? Në greqisht, nuk kemi asnjë gjurmë të përdorimit të kësaj fjale në kuptimin e mirëfilltë anatomik, as në latinisht nuk kemi. Fjalët, δώρο/dhuratë/dono/donation, etj…,bashkë me foljen arkaike δίδωμι(dhidhomi/didomi), pjesoren greke δώσει(dhosi/dosei), pjesoren shqipe #dhënë,janë të gjitha subjekte dhe dytesorë të sendit #dorë. Edhe sikur të gjendej ndonjë gjuhë që e përdorte apo e përdor këtë fjalë, asnjë nuk do mundet ta motivojë si shqipja. Fjala #dorë, duket njësoj e fjalëformuar si fjala #krah< k’rah<q’ra(h)=>dora<tu’ra(d/t: kënd/kënt, o/u: lopatë/lupatë). Dora dhe krahu nuk janë përdorur vetëm për punë, por edhe si mjete për të goditur. Ajo thënia e të fortëve në shqip, kur flasin për dikë tjetër që është njësoj i fortë, “është dora jonë”, ndoshta shpjegon edhe emrin Dor, të të parit të fisit të Dorëve, aq të famshëm në lashtësi për vetitë e tyre luftarake=>duar dhe krahë të fortë. Prej këtij fisi të njohur, latinët thanë #duro=i fortë, ashtu si edhe shqipja, që prej vet fjalës së saj, mbrujti rezistencën e shprehur prej foljes #duroj. Nuk mundet pra, të ekzistojë sikur mundësia më e vogël që shqipja të ketë huazuar fjalën #dhuroj.