Categories
Poezi Shqip

Amanet Ora e Malsisë

Amanet Ora e Malsisë
Pâsh a’t kang qe e kie nis
Për do bjeshk çka din me m’ than
Rrug e mriza ka jan kan
Për do fise përtej Drinit
Për do djelm t´Lek Dukagjinit,
Qe kur n’djep i ka lidh nana
Me kang trimash t’ui kndue zana
Der sa Turku Malet i shkeli
Tek leu Hana e prëroi Dielli.
Kund s´jan pa do djelm ma trima
Syt me shkńdija si vetima
Dhe t’betuem rreth atij gurit
Ne emen tē Zotit e t’flamurit,
Mos me lshue malsin te tân
N’kjoft se Turku del matan.
Nuk vonon po bjen Buria
Vjen Prelé Tuli e Man Avdia,
Dy ma trima kund s´jan dit
Me’i dal sot pashës n’prit.
Nis e ka Pasha asqerin
Thue po don me na nxan diellin
Topat vlojn si űnt n’oxhak
Me’i qit fare i doket pak,
I’a ka nis t´madhe me qesh
Për malsort se qysh jan vesh,
Me lkur dashit përmi shpind
Me jelek pullat zbërthým
Me musteqe e kapuq t’ bardh
Diçka n’ mend fillon me i ardh
Ju kujtue historia
Që i pat than gjyshi te shpia,
Për nji trim nji burr t’zotin
Emni i tij Gjergj Kastrioti,
Diçka pashës si ka pëlqye
Ka marr vet komand ushtrie
Ka derdh topa e flak barotit
Paqim ra na n’dor të Zotit!
Shum qindrojn malsort n’fortes
Lidh me gurin Besa-Bes
Bini trima mos u dorzoni
Dhe Sulltanin mos ma gzoni
N’Vatikan me nis nji fjal
S´kalon Turku kndej për t’gjall.
Fort lufton Deli Tahiri
Shpindën pshtetun te i biri
Mir ma mban pushkën e gât
Shum e turkun ma la rât.
Sokol Toma n’nji llogore
Pe sheh pashën si ndër vorre,
Fort lufton ai për vatan
Pushka e re namin po e ban.
Njaj Kol Doda i rrin përbri
Me dy djemt filiza t’ri
Që gjith jetën i kish msue
Qysh në luft mos me u dorzue.
Burra t’rrept ndër ato prita
S´don me dit se çka asht frika
Gjithka toks dielli i ka ra
Si Tush Balën trim ska pâ
Sadik Gjergjin ka për bri
Mos me u gjet kund shoqi i tij
Që nuk pyesin për pushk as topa
As n’u hapt me i përbi toka.
Mir lufton a´i Prele Muslia
Si tradit qi e ka malcia
Si Zmal Ujka e Qun Delia
Që ju prin besa e burrnia
Ndue Mehmeti e thot nji fjal
Mos ta lâm asnji të gjall.
Kush luifton perkrah me burra
Si luftojn Zoja e Lula
Dy gra t´forta si qetina
Mir ju ndezet ne dor martina.
Babun Uka fort bërtiti
Ku je Pash tu ka lidh fyti
Mos na i prek kullat me fmi
Sot po i len eshnat n´Shqipni.
Kosh bekue dit e bardh
Kush n’Qaf t’Agrit paska dal
Që po ndihen kâ vikasin
Turgut Pashës rrmisht po i thrrasin
Gurin Murg n´kalofsh i gjalle
Pun e shtir knej ka m´et dale.
Mehmet Shpëndi me djelmni
Jan rreshtu Qafës përmbi.
Si kala krejt po ushtojn
Shala e Shosh, Toplan kur kndojn
T’uj e pa luftën përball
Si luftojn Palç, Bris e Salc.
Kan ndez zjërm e pushk tuj qit
Turgut Pash tash ka po ik
Cektsisht pasha ish mëndue
Se ktu s´mundet me kalue
Filloj toka me i’u nxi
Thue po i bjen malet përmi.
Ka ra ne guj me ba duvâ
Kurr ksi trimash nuk kish pâ
Ka pre rrugën dal e ik
Guri Murg sot e a´t dit
Ka met shëj e historis
Se i´a rujti nderën Shqipnisë.

#nga Besnik Palnikaj )

Përshkrim historik përmes poezisë folkloriste, nga e cila nxjerrim thelbin e një lufte të përgjakshme të 10 korrikut 1910 në Kodra të Palcit,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *