Më shum

    Byrek me Presh dhe Domate

    Një kombinim fantastik për shijen në një nga recetat më tradicionale të kuzhinës shqiptare.

    Mësoni shkurt nga shqip.info hapat e thjeshtë të përgatitjes së kësaj recetë lehtë në shtëpi dhe mrekullohuni me shijen e saj.

    Përgatitja e Byrekut me Presh dhe Domate

    Përbërësit:

    • 1 pako me petë të gatshme
    • 1 kg presh (përdoret vetëm pjesa e bardhë)
    • 1 gotë me vaj ulliri
    • 1 qepë mesatare
    • 3-4 domate mesatare
    • kripë
    • piper
    • 350 g djathë i bardhë i thërrmuar
    • 1 gotë qumësht

    Përgatitja:

    Si fillim shqip.info ju udhëzon të pastroni mirë preshin dhe të grini hollë pjesën e bardhë të tij.

    Vendosni një tigan të madh në zjarr.

    Shtoni gjysmën e vajit të ullirit, kaurdisni qepët e grira, më pas shtoni pjesën e bardhë të preshit. Kaurdiseni derisa të ulet pak volumi i tyre dhe më pas shtoni domatet e grira hollë, kaurdisini bashkë derisa masa të mbetet pa lëng.

    Shtoni kripën dhe piperin.

    Kur ta hiqni nga zjarri shtoni djathin e thërmuar dhe përziejeni mirë.

    Më pas, parangrohni furrën e sobës në temperaturë 180 gradë.

    Lyeni një tepsi me vaj ulliri përmes një furçe kuzhine.

    Shtoni në një tas pjesën tjetër të vajit të ullirit dhe një gotë me qumësht, kjo masë do përdoret për lyerjen e petëve që do shtroni për byrekun.

    Shtroni 5-6 petët e para duke i lyer secilën me pak nga masa e qumështit me vaj ulliri.

    Më pas shtroni gjysmën e gjellës së përgatitur me presh dhe domate.

    Vijoni të shtroni 4-5 petë të tjera duke i spërkatur secilën me vaj ulliri dhe qumësht.

    Më pas shtoni pjesën e mbetur të mbushjes dhe vijoni të shtroni petët e mbetura duke i spërkatur sërish me masën e vajit të ullirit dhe qumështit.

    Futeni të piqet në furrë dhe në momentin që sipërfaqja do të marrë ngjyrë të artë të kuqërremtë lyejeni sërish me pak vaj ulliri dhe qumësht dhe fikeni furrën.

    Lëreni të ftohet përreth 20 minuta dhe më pas mund ta servirni dhe shijoni./Shqip.info

    Latest news

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here