Më shum

    Byrek me Qumësht dhe Vezë

    Byreku është një ushqim tradicional i vendeve të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë.

    Ballkani njihet ndryshe si Vendi i Gjakut dhe Mjaltit, por me dashurinë e madhe që njerëzit e kësaj zone kanë për gatimet me brumë, pa frikë mund të shtojmë edhe Vendi i Byrekut.

    Byreku është huazuar nga recetat e Perandorisë Osmane dhe variante të ngjashme ose të ndryshme të tij mund të gjenden në çdo cep të këtij rajoni.

    E bukura e byrekut është se çdo vend i Ballkanit i jep këtij gatimi nuanca të rëndësishme të traditës vendase.

    I tillë është rasti i Shqipërisë që gatimin e byrekut e ka përvetësuar dhe përditësuar mrekullisht.

    Byreku është një nga ato gatime që nuk të zhgënjen kurrë. Atë mund ta hash në çdo kohë të ditës dhe në çdo vend.

    Të shumtë janë ata që e nisin ditën me një copë byrek.

    Alternativat janë të larmishme: byrek me spinaq, qepë e domate, fasule, gjizë, djathtë, presh, apo qumësht.

    Të gjitha kanë veçantinë e tyre dhe të gjithë byrekët janë super të shijshëm.

    Receta e rekomanduar nga shqip.info bën fjalë për byrekun me qumësht, një ushqim që të bën të lëpish gishtat.

    Përbërësit e byrekut me qumësht

    Racionet: 4 ose 5

    3 filxhanë çaji miell,

    2 kokrra vezë

    1 pako gjalpë ose vaj ulliri

    ¾ liter qumësht

    1 filxhan çaji niseshte

    pak kripë

    Udhëzimet

    Si fillim duhen përgatitur petët e byrekut.

    Në ditët e sotme mund të përdorni edhe petë të gatshme, por e mira e të mirave është që petët t’i përgatisni vetë.

    Hidheni miellin e situr në një tepsi.

    Hapni një vrimë në mes të tij dhe hidhni ujë me pak kripë.

    Përzierjen e brumit fillojeni nga mesi, duke kombinuar ujin me miellin.

    Brumin punojeni me duar për 8-10 minuta.

    Pasi brumi të ketë marrë formën e duhur, ndajeni në kuleçe dhe mbulojini me napë të lagur.

    Lërini të qëndrojnë për 20-25 minuta.

    Më pas hapini kuleçët një e nga një duke i spërkatur me pak niseshte.

    Kur petët të jenë hapur sa duhet, piqini mbi pllakën e sobës.

    Temperatura duhet të jetë mesatare në mënyrë që petët të mos digjen.

    Ndërkohë trazoni qumështin, vezët dhe gjalpin e shkrirë.

    Në fund të tepsisë vendosni një petë të papjekur.

    Spërkateni me masën e qumështit dhe mbulojeni me një petë tjetër të pjekur.

    Spërkatini të gjitha petët një e nga një me masën e qumështit, vezëve dhe gjalpit deri sa tepsia të jetë mbushur e gjitha.

    Në fund, mbulojeni byrekun me petën e papjekur.

    Lyejeni me gjalpë dhe futeni në furrë.

    Lëreni byrekun të piqet për rreth 30-40 minuta.

    Pas pjekjes hiqeni nga furra, priteni në copa dhe servireni.

    Byreku shoqërohet shumë mirë me një pjatë kos ose gotë me dhallë./shqip.info

    Latest news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here