Categories
Histori Të gjitha

Dhaskal Todri, viktimë e frikës greke prej shkollave shqipe

Dhaskal Todri ishte viktimë e dhunës greke dhe asaj turke kundër arsimimit shqip.

Dhaskal Todri ishte viktimë e dhunës greke dhe asaj turke kundër arsimimit shqip.

Sipas të dhënave, Theodhor Haxhifilipi (Dhaskal Tod’hri), ka lindur rreth vitit 1730 dhe vdiq në moshën 75-vjeçare pra në vitin 1805. Vinte nga një familje zanatçinjsh, që ushtronin aktivitet brenda dhe përreth  lagjes ‘Kalaja’. Populli e njeh me emrin Dhaskal Tod’hri, pse shërbeu si mësues.

Mësimet e para i kreu në shkollën greke në Elbasan dhe më pas ndoqi akademinë e Voskopojës. Pas përfundimit të Akademisë u bë mësues në shkollën greke të Elbasanit. Ka qenë njeri me emër në komunitetin ortodoks të Elbasanit. Gjatë viteve 1751-1801 ka mbajtur Kodikun e Shën Mërisë të kishës së Kalasë.

Më pas ai shkoi në Evropë për të derdhur shkronjat shqipe, që të krijonte një shtypshkronjë në shqip. Shtypshkronjën do ta ngrinte në Elbasan, pasi në këtë qytet kishte shumë tregtarë që shkruanin me alfabetin e tij. Në atë kohë Shën Gjoni ishte qendër e shkrimit të shqipes.

U vra ndërsa transportonte shtypshkronjën për në Elbasan, në rrethinat e Manastirit, në Dhiavat të Resnjës. Vrasja ishte akt i kishës greke, e cila i kishte vënë nga pas agjentët e saj. Kisha nuk lejonte shkrimin e gjuhëve jogreke, sidomos të shqipes. Por nuk mbaroi me kaq. Stërgjyshi u përndoq edhe pas vdekjes. Me urdhër të Patriakanës, në vitin 1827, në kohën e murtajës, iu dogjën të gjitha dorëshkrimet. Ne dimë që ekzistojnë disa dorëshkrime të pakta të stërgjyshit, të cilat aktualisht ndodhen në muze dhe arkiva. Megjithëse ka mbetur shumë pak nga ajo që ka shkuar dhe studiuar, emri i tij nderohet dhe respektohet në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë.
Figura e Dhaskal Tod’hrit paraqet interes të veçantë në historinë e gjuhës dhe letërsisë shqipe, jo vetëm si lërues, por si pararendës i Rilindjes Kombëtare.
Mësohet se “Ai shkroi me alfabetin e tij. Alfabeti i Tod’hrit ishte i përbërë nga 52 shkronja. Shkroi në elbasanishten e kohës, krijoi një traditë të shkrimit të shqipes me alfabetin e tij i njohur, që nga fundi i shekullit të XVIII deri në fillim të shekullit XX”.

Dhaskali Tod’hri vazhdoi traditën e Papa Totasit, duke u përpjekur të futë shqipen në kishë dhe në shkollë. Sipas albanologut J. G. Von Hahn, mësohet se Tod’hri kishte përkthyer në shqip Dhiatën, si dhe shkrime fetare si “Meshën e Shën Jon Gojëartit».

Sa mund i madh i paguar me jetë i shqiptarëve të arsimuar të besimit ortodoks për përdorimin e gjuhës amnore në kishë e në shkollë; po pse Kisha Greke nuk e lejonte? Pse Kisha greke i frikësohej gjuhës shqipe?
Po edhe sulltanët e Stambollit e urrenin gjuhën shqipe. Po pse i frikoheshin asaj?
Sot e kësaj dite nuk ka shpjegime nga njerëzit me veladon dhe me çallmë.
Mësimet e para i kreu në shkollën greke në Elbasan dhe më pas ndoqi Akademinë e Voskopojës. I ati, Haxhi Filipi, e dërgoi në shkollën greke që lulëzonte asokohe në Voskopojë. Pas kësaj bëhet mësues në shkollën greke të Elbasanit. Gjatë viteve 1751 – 1801 ka mbajtur Kodikun e Shën Mërisë të kishës së Kalasë.

I shtyrë nga dëshira që kishin elbasanasit për të thënë uratat në gjuhën shqipe në kishë, Todri i hyri përkthimit të librave të kishës ortodokse, duke shpikur edhe një alfabet të posaçëm me 53 shkronja. Pas vitit 1801, Dhaskal Todri shkoi në Evropë dhe atje, me ndihmën e shqiptareve, bëri gati shkronjat që i duheshin për shtypjen e dorëshkrimit të tij.

Ai u nis për në Voskopojë që t’i shtypte në shtypshkronjë, por partriarka greke, e cila ishte kundër çdo gjuhe tjetër, sidomos gjuhës shqipe, bëri te mundur vrasjen e Dhaskal Tod’hrit, gjë që u shit si vrasje për arsye grabitjeje. Alfabeti i Tod’hrit në bazë të studimeve, sidomos të arvanitasit, zotit Niko Stilos, deshifrohet vetëm me alfabetin pellazgjik të Dhaskal Tod’hrit.

Kjo gjë vërtetohet edhe nga albanalogu Johann Georg von Hahn që prej vitit 1827, në librin “Albanesische Studien”. Sot Theodor Haxhifilipi ose Dhaskal Todhri me të drejtë konsiderohet shenjtëdëshmori i parë i shkollës shqipe.

Alfabetii Todrit sipas Hahnit.

“Prejardhja jonë është nga fshati Shijon i Elbasanit. I gjithë fisi ynë ka qenë i lidhur me arsimin. Vetëm trungu ynë familjar ka shërbyer 246 vjet në arsim. Mamaja ime, Agni Todri, (Papajani), lindi në vitin 1894. Ajo mbeti jetime që kur ishte 6 vjeç, por me ndihmën e patriotëve, Aqif Pashë Biçaku dhe Dom Nikoll Kacorri, u nis me studime në Graz të Austrisë.

Kreu 16 vjet studime në Austri dhe në vitin 1916 u kthye në Shqipëri. Me vete solli literaturë dhe programe mësimore. Të gjithë jetën ia kushtoi arsimit. Edhe vëllai im, Zefi, dhe 4 motrat: Nikolina, Vilhelmina, Filloreta dhe Eleonora ishin arsimtare.” – thotë Vilson Todri, njëri nga nipërit e Dhaskalit.

Theodhori, i biri i Haxhi Filipit, të cilin elbasanasit e thërrisnin Dhaskal Tod`hri, ka qenë nga një derë e mirë e lagjes së krishterë të Elbasanit. Pleqtë tregojnë se ka qenë shumë i ditur dhe Kostandin Kristoforidhi e ka mbajtur si njeri të urtë e të mësuar. I ati e dërgoi në shkollën greqishtes në Voskopojë, e themeluar në vitin 1774. Voskopoja ishte në atë kohë qendra kulturore e Shqipërisë ortodokse dhe numëronte rreth 40000 banorë dhe 26 kisha.

Ajo kishte një shtypshkronjë të vjetër, që vinte pas asaj të Stambollit, si dhe vetë akademinë, në të cilën mësohej jo vetëm teologji, por dhe filozofi, greqishte e vjetër, matematikë dhe fizikë. Pasi mbaroi Akademinë e Voskopojës, Dhaskal Tod`hri u vendos si mësues në shkollën greke në Elbasan, ku qëndroi vite me radhë. Nga dera e madhe e Tod’hrit kanë dalë dhjetëra mësues, të cilët kanë shërbyer për 246 vjet në arsim.

Është gjuha shqipe, por edhe alfabeti pellazg, që aq shumë i donte dhe që ia morën jetën Dhaskalit. Mjerë për kohërat që shqiptarët i kaluan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *