Pjesë nga gramatika e gjuhës shqipe

GJUHA – Shkenca që merret me studimin e gjuhës quhet gjuhësi (linguistikë). Degë të gjuhësisë janë: fonetika, leksikologjia dhe gramatika. Fonetika i studion tingujt e gjuhës. Leksikologjia merret me studimin e fjalëve të një gjuhe. Gramatika studion strukturën e gjuhës. Ndahet në dy pjesë: në morfologji dhe në sintaksë.    KLASIFIKIMI I GJUHËVE – Në botë ka rreth 20 familje gjuhësh: gjuhët indoevropiane, ugrofine, familja turke, semitike, kaukaziane, mongole, kino-tibetiane etj. Gjuhët e familjes indoevropiane… Continue reading Pjesë nga gramatika e gjuhës shqipe

Morfologji emrash të përveçëm

Sistemi morfologjik i emrave të përveçëm të njerëzve në shqipe përmban një anomali: emrat femërorë të tipit Zana, Silva, Teuta kanë humbur trajtën e pashquar (Zanë, Silvë, Teutë). Në ç’rrethana ka ndodhur kjo? Së pari, duhet sqaruar se kategoria e shquarsisë në emrat e përveçëm ka natyrë sintaksore vetëm, meqë nuk luan ndonjë rol kuptimor të krahasueshëm… Continue reading Morfologji emrash të përveçëm

Leksiku popullor i agorafobisë

Tek etimologjitë e Çabejt, gjej fjalën bajkush, që sipas tij “përdoret në Gjirokastër për një njeri që rri fshehur ose mënjanë.” Çabej e shpjegon këtë nga turqishtja baykuş “kukuvajkë”, duke shtuar se ka hyrë edhe në bullgarishten. Unë kam dëgjuar, nga nëna ime, me të njëjtin kuptim, shprehjen Bajo fshehuri – në përdorime të tipit je bërë si Bajo fshehuri, mbete brenda… Continue reading Leksiku popullor i agorafobisë

Pësorja dhe rendi i fjalëve në fjali

Në shumë manuale të stilit të gjuhëve perëndimore gjen këshilla për të kufizuar përdorimin e foljeve në pësore. Këto këshilla nuk duan të thonë thjesht se nëna i lan perdet dy herë në muaj është për t’u parapëlqyer, si thënie, ndaj perdet lahen prej nënës/nga nëna dy herë në muaj; por i referohen mënyrës së tërthortë dhe shpesh… Continue reading Pësorja dhe rendi i fjalëve në fjali

Mësonjëtorja: Leja për t`u çelur u dha nga Porta e Lartë, për të mos lejuar helenizimin e Korçës

Pse u zgjodh Korça për çeljen Mësonjëtores, shpjegimi është ky: “Shqipëria e Jugut dhe veçanërisht Korça ku kishte vërshyer më tepër se kudo shkolla dhe propaganda greke-fanariote, u zgjodhën edhe si zona kryesore ku duhej vepruar pa vonesë për të bërë atë “një mur” ku të thyhej çdo tentativë e propagandës helene.

Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane

Nga pellazgjishtja në ilirishte dhe pastaj në shqipe u trashëgua dhe u ruajt gjuha më e vjetër e Evropës. Është vërtetuar me argumente të forta se gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane dhe në ndihmë për të vërtetuar vjetërsinë e gjuhës dhe historisë vijnë shkencat e gjuhësisë dhe arkeologjisë. Po pse nuk u shkrua gjuha… Continue reading Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane

Dokumentet e para të shqipes së shkruar

1. Formula e Pagëzimit (1462)2. Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) dhe3. Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh. XV-fillimi sh. XVI) Nën pluhurin e arkivave të Evropës dhe sidomos të atyre të Vatikanit mund të gjenden edhe shumë dokumente të tjera, ndoshta më të plotë e më domethënës. 1. Formula e Pagëzimit… Continue reading Dokumentet e para të shqipes së shkruar

Historiku i Gjuhës Shqipe

Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indo-iranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën prej gjuhëve të sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në familjen gjuhësore indoevropiane,… Continue reading Historiku i Gjuhës Shqipe

Pse nuk lejohen shkollat në gjuhën shqipe në Greqi e Turqi

Dr. Hasan Luçi Shkollat e shumta të niveleve të ndryshme, nga fillore në universitete, të Turqisë dhe Greqisë në Shqipëri u ngritën sa hap e mbyll sytë qysh në fillimin e tranzicionit të quajtur demokrat në vitet ’90. Kjo sjellje kolonizuese e këtyre shteteve nuk përputhet  aspak me marrëdhëniet e ndërsjellta shtetërore e shoqërore, që… Continue reading Pse nuk lejohen shkollat në gjuhën shqipe në Greqi e Turqi

Pse Gjuha Shqipe quhet Gjuhë e Zotit

Nga Qemal ILJAZI MITOLOGJIA FLET SHQIP * Ky shkrim e ka si qëllim zbardhjen e origjinës së Mitologjisë me anë të Emrave Mitologjik të cilët Tingëllojnë Shqip dhe kanë domethënje Shqipe . Hyrje e Shkurtër Megjithat që kan kaluar disa Miliona vite dhe Gjuha Shqipe ka pësuar Shum ndryshime dhe përshtatje Gjuhësore thelbi mbetet i… Continue reading Pse Gjuha Shqipe quhet Gjuhë e Zotit

“Shumerët”, – Djepi i Vërtetë i Kulturës Botërore, – Gjuha e tyre, Shqipja

ZANAFILLA E KRENARISË KOMBËTARE Pse duhet ta njohim?! – Përgjigje ndaj “Krizës së Identitetit” Shkruan: Anastas S. SHUKE Në librat e shkollës 8-vjeçare apo të mesme kemi mësuar se Laibnici, matematikani e filozofi gjerman i shekullit 17, ishte njëkohësisht edhe albanolog i madh. Ndokush pyeste se ç’lidhje ka albanologjia me matematikën por nuk gjente përgjigje në ato libra.… Continue reading “Shumerët”, – Djepi i Vërtetë i Kulturës Botërore, – Gjuha e tyre, Shqipja

Listë fjalësh të huaja të zbërthyera në gjuhën shqipe

Nga : Mentor Hajrizi Përmbledhje: Detyra e medieve të shkruara dhe roli i rëndësishëm që kanë sot në shoqëri, kanë nxitur vullnet e zotim që të shkëpusim një pjesë interesante, të domosdoshme dhe të nevojshme nga tema ime e mbrojtur si punim diplome në Degën e Gazetarisë, te prof. dr. Milazim Krasniqi, për të bërë… Continue reading Listë fjalësh të huaja të zbërthyera në gjuhën shqipe

Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj

Fjalët i voli nga revista “GJUHA JONË”: Shaban KELMENDI Radhitja dhe përgatitja kompjuterike: Muhamed DOLAKU FJALA SHQIPE NË VEND TË FJALËS SË HUAJ Puna për pastrimin e gjuhës sonë të njësuar letrare nga fjalët dhe ndërtimet e huaja të panevojshme, që mbështetet në një traditë të pasur duke nisur që nga Rilindja, ka ardhur duke… Continue reading Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj

Shkurtesat në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980

Nga : Agim Spahiu Në këtë shkrim kemi përfshirë të gjitha shkurtesat që janë përdorur në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980. anat. term në anatomi. antrop. term në antropologji. arb. fjalë a shprehje e arbëreshëve të Italisë ose të Greqisë. arkeol. term në arkeologji. arkit. term në arkitekturë. art. term i… Continue reading Shkurtesat në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980

Gjuha dhe kompjuteri

Nga : Musli Musliu Përmbledhje Në këtë shkrim shtjellohen disa tema të përpunimit kompjuterik të të dhënave gjuhësore nga fushat e fonetikës, e morfologjisë dhe e sintaksës 1. Gjuha dhe kompjuteri Pjesa e dytë e shekullit XX u karakterizua me kompjuterizimin dhe automatizimin e shumë proceseve industriale dhe makinerike. Me zbulimin e kompjuterit dhe makinave… Continue reading Gjuha dhe kompjuteri

Zgjedhimi i foljeve në trajten veprore dhe joveprore

Punuar nga : Tom Gjokhilaj Në gjuhën shqipe shumica e foljeve zgjedhohen në të dyja trajtat veprore dhe jo veprore. Them shumica, pasi mjaft folje në gjuhën shqipe përdoren vetëm në trajtën veprore, ose vetëm në trajtën joveprore. Mund të sjellim si shembull foljet “kam” dhe “jam” që në gjuhën shqipe shërbejnë, gjithashtu edhe si… Continue reading Zgjedhimi i foljeve në trajten veprore dhe joveprore

Gjuha shqipe e shkruar me shkronjat e veta pellazge

Shkruan: Aleksander HASANAS AT; ET, ETNI, ETNIKE – {Etus) – Gjuha shqipe, ajo pellazge.Fjala AT e gjuhës shqipe sjell në krejt gjuhët IE emërtimet: {At/dhe} Etni, Etnike, por edhe N’ational, Nacionale, ndërnationale, nacionalist, etj. (t = c/s).Eshtë sërish kjo fjalë ‘At’ me origjinë të hershme, (ab- = father) ku nëpërmjet së cilës nënkuptojmë edhe: AT… Continue reading Gjuha shqipe e shkruar me shkronjat e veta pellazge

Dodona dhe gjuha shqipe, çelësat e artë të Mitologjisë së Lashtë

Djepi i mitologjisë është Dodona, çelësi i artë i historisë së vjetër; djepi i Pellasgëve është Dodona, e cilësuar njëzëri “pellasge” dhe “barbare”, djepi i fesë dhe qytetërimit të lashtë evropian, përkatësisht greko-romakë,është Dodona, Pellasgjia e Mirë-lltë. Dodona, Pellasgjia e Mirëfilltë ndodhet në zemër të Shqipërisë. Kjo është arsyeja, që shkrimtarët e vjetër dhe të… Continue reading Dodona dhe gjuha shqipe, çelësat e artë të Mitologjisë së Lashtë

Gjuha dhe letërsia shqipe

Nga : Faik Konica Gjuha që flasin shqiptarët është një gjuhë e vjetër, origjinale, për të cilën disa janë shprehur se është më e lashta në Evropë. Nuk ka asgjë të mistershme në lidhje me gjuhën shqipe. Por gjuhësia, si shkencë është ende shumë e re; përpara se të njihej kjo dituri, të gjitha ato… Continue reading Gjuha dhe letërsia shqipe

20 mars 1554: Ditë e shënuar për shkrimin shqip

Më 20 Mars 1554 – Prifti katolik shqiptar dom Gjon Buzuku nis të shkruajë ‘Mesharin’ e tij, që deri më sot njihet si vepra e parë e këtij lloji dhe njëkohësisht si i pari krijim letërsie i botuar në gjuhën shqipe. Gjon Buzuku fillon të shkruajë librin “Meshari”, siç cilëson ai vetë në pasthënie pikërisht më… Continue reading 20 mars 1554: Ditë e shënuar për shkrimin shqip