Morfologji emrash të përveçëm

Sistemi morfologjik i emrave të përveçëm të njerëzve në shqipe përmban një anomali: emrat femërorë të tipit Zana, Silva, Teuta kanë humbur trajtën e pashquar (Zanë, Silvë, Teutë). Në ç’rrethana ka ndodhur kjo? Së pari, duhet sqaruar se kategoria e shquarsisë në emrat e përveçëm ka natyrë sintaksore vetëm, meqë nuk luan ndonjë rol kuptimor të krahasueshëm… Continue reading Morfologji emrash të përveçëm

Leksiku popullor i agorafobisë

Tek etimologjitë e Çabejt, gjej fjalën bajkush, që sipas tij “përdoret në Gjirokastër për një njeri që rri fshehur ose mënjanë.” Çabej e shpjegon këtë nga turqishtja baykuş “kukuvajkë”, duke shtuar se ka hyrë edhe në bullgarishten. Unë kam dëgjuar, nga nëna ime, me të njëjtin kuptim, shprehjen Bajo fshehuri – në përdorime të tipit je bërë si Bajo fshehuri, mbete brenda… Continue reading Leksiku popullor i agorafobisë

Pësorja dhe rendi i fjalëve në fjali

Në shumë manuale të stilit të gjuhëve perëndimore gjen këshilla për të kufizuar përdorimin e foljeve në pësore. Këto këshilla nuk duan të thonë thjesht se nëna i lan perdet dy herë në muaj është për t’u parapëlqyer, si thënie, ndaj perdet lahen prej nënës/nga nëna dy herë në muaj; por i referohen mënyrës së tërthortë dhe shpesh… Continue reading Pësorja dhe rendi i fjalëve në fjali

Dokumentet e para të shqipes së shkruar

1. Formula e Pagëzimit (1462)2. Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) dhe3. Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh. XV-fillimi sh. XVI) Nën pluhurin e arkivave të Evropës dhe sidomos të atyre të Vatikanit mund të gjenden edhe shumë dokumente të tjera, ndoshta më të plotë e më domethënës. 1. Formula e Pagëzimit… Continue reading Dokumentet e para të shqipes së shkruar

“Shumerët”, – Djepi i Vërtetë i Kulturës Botërore, – Gjuha e tyre, Shqipja

ZANAFILLA E KRENARISË KOMBËTARE Pse duhet ta njohim?! – Përgjigje ndaj “Krizës së Identitetit” Shkruan: Anastas S. SHUKE Në librat e shkollës 8-vjeçare apo të mesme kemi mësuar se Laibnici, matematikani e filozofi gjerman i shekullit 17, ishte njëkohësisht edhe albanolog i madh. Ndokush pyeste se ç’lidhje ka albanologjia me matematikën por nuk gjente përgjigje në ato libra.… Continue reading “Shumerët”, – Djepi i Vërtetë i Kulturës Botërore, – Gjuha e tyre, Shqipja

Listë fjalësh të huaja të zbërthyera në gjuhën shqipe

Nga : Mentor Hajrizi Përmbledhje: Detyra e medieve të shkruara dhe roli i rëndësishëm që kanë sot në shoqëri, kanë nxitur vullnet e zotim që të shkëpusim një pjesë interesante, të domosdoshme dhe të nevojshme nga tema ime e mbrojtur si punim diplome në Degën e Gazetarisë, te prof. dr. Milazim Krasniqi, për të bërë… Continue reading Listë fjalësh të huaja të zbërthyera në gjuhën shqipe

Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj

Fjalët i voli nga revista “GJUHA JONË”: Shaban KELMENDI Radhitja dhe përgatitja kompjuterike: Muhamed DOLAKU FJALA SHQIPE NË VEND TË FJALËS SË HUAJ Puna për pastrimin e gjuhës sonë të njësuar letrare nga fjalët dhe ndërtimet e huaja të panevojshme, që mbështetet në një traditë të pasur duke nisur që nga Rilindja, ka ardhur duke… Continue reading Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj

Shkurtesat në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980

Nga : Agim Spahiu Në këtë shkrim kemi përfshirë të gjitha shkurtesat që janë përdorur në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980. anat. term në anatomi. antrop. term në antropologji. arb. fjalë a shprehje e arbëreshëve të Italisë ose të Greqisë. arkeol. term në arkeologji. arkit. term në arkitekturë. art. term i… Continue reading Shkurtesat në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe të vitit 1980

Gjuha dhe kompjuteri

Nga : Musli Musliu Përmbledhje Në këtë shkrim shtjellohen disa tema të përpunimit kompjuterik të të dhënave gjuhësore nga fushat e fonetikës, e morfologjisë dhe e sintaksës 1. Gjuha dhe kompjuteri Pjesa e dytë e shekullit XX u karakterizua me kompjuterizimin dhe automatizimin e shumë proceseve industriale dhe makinerike. Me zbulimin e kompjuterit dhe makinave… Continue reading Gjuha dhe kompjuteri

Gjuha shqipe e shkruar me shkronjat e veta pellazge

Shkruan: Aleksander HASANAS AT; ET, ETNI, ETNIKE – {Etus) – Gjuha shqipe, ajo pellazge.Fjala AT e gjuhës shqipe sjell në krejt gjuhët IE emërtimet: {At/dhe} Etni, Etnike, por edhe N’ational, Nacionale, ndërnationale, nacionalist, etj. (t = c/s).Eshtë sërish kjo fjalë ‘At’ me origjinë të hershme, (ab- = father) ku nëpërmjet së cilës nënkuptojmë edhe: AT… Continue reading Gjuha shqipe e shkruar me shkronjat e veta pellazge

Shqipja, gjuha që flitej dhe shkruhej shtatë mijë vjet më parë, pesë mijë vjet para Homerit

Edhe germat e përdorura në të dyja poemat e Homerit janë germa të abecedarit pellazg, i njohur qysh në kulturën pellazge Vinkë-Turdas (mijëvjeçari 6 p.e.s.) dhe i përhapur më pas në viset e tjera të mesdheut, që e huazuan grekët dhe latinët… Luftulla PEZA Studimi modern i gjuhës shqipe mund të themi se ka filluar me… Continue reading Shqipja, gjuha që flitej dhe shkruhej shtatë mijë vjet më parë, pesë mijë vjet para Homerit

Pse gjuha Shqipe i shpëtoi asimilimit-gjuhësor turk

Gjuha turke dhe gjuha shqipe kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë për një periudhë kohore gati 500 vjeçare.Kjo ka bërë që disa elemente të fjalëformimit të gjuhës turke të kenë ndikuar në gjuhën shqipe, fjalë të leksikut turk ende vërehen në gjuhën tonë të përditëshme.Por ajo që dua të sjell sonte nëpërmjet këtij studimi të… Continue reading Pse gjuha Shqipe i shpëtoi asimilimit-gjuhësor turk