Categories
Histori Të gjitha

“Shumerët”, – Djepi i Vërtetë i Kulturës Botërore, – Gjuha e tyre, Shqipja

ZANAFILLA E KRENARISË KOMBËTARE

Pse duhet ta njohim?! – Përgjigje ndaj “Krizës së Identitetit”

Shkruan: Anastas S. SHUKE

Në librat e shkollës 8-vjeçare apo të mesme kemi mësuar se Laibnici, matematikani e filozofi gjerman i shekullit 17, ishte njëkohësisht edhe albanolog i madh. Ndokush pyeste se ç’lidhje ka albanologjia me matematikën por nuk gjente përgjigje në ato libra. Asnjëherë nuk na është përmendur thënia se: “Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe duhet të studjoni gjuhën shqipe”.  Dhe profesor Eqrem Çabej thotë:

“HISTORIA E GJUHËS ËSHTË HISTORIA E POPULLIT QË E FLET”.

Sa pak histori e kombit dhe sa e cunguar i është servirur ajo brezit tonë…!!!

Krenaria kombëtare, identiteti kombëtar, apo patriotizmi kërkon një mbështetje të fuqishme e REALE, përndryshe ajo nuk mund të jetë një shtysë drejt përparimit kombëtar, por kthehet në parullë pa vlerë. Krenaria kombëtare është Baza më e Thellë Morale e njeriut,  Stimuli moral më i Natyrshëm në gjithë aktivitetin e tij. Formimi i Personalitetit të çdonjërit nga ne, bazohet në rradhë të parë në rrespektin ndaj Vetes dhe Kombit, prandaj njohja e Historisë së Kombit është elementi fillestar i Kulturës.Vini re këtu vëmendjen e fqinjëve tanë dhe luftën e tyre për problemet e identitetit, si dhe agresivitetin në rritje kundër identitetit shqiptar. Ne shqiptaret duhet të mësojmë nga fqinjët një gjë: Presioni është Art më vete, dhe si i tille duhet patjetër të përdoret vazhdimisht, e sidomos kur raporti i forcave nuk është në anën tonë. Për këto arësye, Identitetit tonë Kombëtar duhet ti hiqet mbulesa e rëndë mijravjeçare e mosdijes dhe e harresës dhe media e shkruar dhe ajo vizive duhet ti bëjë një “Reklamë” të madhe studimeve dhe zbulimeve të fundit apo të mëparshme për gjuhën shqipe dhe identitetin tonë kombëtar, dhe historianët e gjuhëtarët tanë duhet të jenë shumë më aktivë sot.

GJUHA është themeli i kombit, ajo që na bën të veçantë nga të tjerët. Ne shqiptarët krenohemi mjaft me heroin tonë kombëtar “Skënderbeun”, si pjesë madhore e mozaikut tonë të identitetit, e që shpesh përpiqen të na e vjedhin, e sidomos tja ulin vlerat. Megjithatë duhet patur parasysh se, Skënderbeu i përket një periudhe mjaft më të vonshme kohore se zanafilla e kombit tonë, e cila shtrihet në mijëvjeçarë. Pra, aftësia konkuruese që nevojitet për të shërbyer si “shtyllë qendrore” e krenarisë kombëtare, e identitetit tonë kombëtar, kufizohet, për arësye se i duhet të përballet me identitetin e kombeve të tjerë, të cilët janë bazuar përgjithësisht në periudha kohore mjaft më të hershme.  Në mënyrë që “Krenaria Kombëtare” të ulet “këmbëkryq” në subkoshiencën tonë për të na dhënë qetësinë, forcën dhe stimulin e pakrahasueshëm dhe aq të nevojshëm sot, na duhet të bazohemi në një shtyllë mjaft më të vjetër në kohë, rreth së cilës të mund të mblidhet e të qëndrojë fort i gjithë mozaiku gjigant i historisë sonë, i Identitetit tonë Kombëtar.

Historia është Politikë, KRENARI dhe UNITET, forcë shtytëse e kombit. Prandaj çdo shtet dhe çdo klasë politike duhet të investojë më shumë për zbulimin e saj. Dikush thotë, ç’na duhet historia?! Le të shohim Amerikën që me pak histori, vetëm në 200 vjet, ka arritur majat, dhe të ecim përpara pa u interesuar për historinë. Por njëkohësisht ata thonë edhe se nuk ka dokumenta historike në shqip, se Ne, nuk paskemi as histori, as heronj, pra jemi kot…?!

…. dhe të gjithë e kuptojmë se kur  mendon se je kot, vetëm demoralizohesh e nuk punon të  ecësh përpara. Arijnë deri aty sa qesëndisin paturpësisht “shqiptarizmën”??!! – rimohues, i quan këta vegla antishqiptare i madhi Kadare. Do hyjmë në Evropë thonë…, por aty duhet hyrë me dinjitet, e Identitet.  Jo nga dera e pasme!

Gjithashtu duhet të kuptojmë se për shkak të ndarjes së kufijve që kemi sot, Ne shqiptarët kemi “ndjesi” e koncepte më të “ngushta” apo më të “ulta” për veten, krahasuar me ato të shekullit të 19 e më parë.  Ndarja jo e favorshme e kufijve siç janë deri sot, solli “nevojën” për korrigjimin, në fakt dëmtimin, e vetëdijes sonë kombëtare.

Pse na pranon me vështirësi Evropa, vetëm për nivelin e sotëm apo…,  sepse ajo, dhe ne vetë, nuk e njohim prejardhjen tonë, historinë dhe zanafillën tonë, me të cilën të prezantohemi në Evropë. Edhe në një prezantim të thjeshtë midis njerëzve të panjohur ne kërkojmë të dimë për prejardhjen e personit që kemi përballë. Mosnjohja sjell frikë dhe pasiguri. E njëjta logjikë vlen për marrëdhëniet mes shteteve duke kujtuar këtu edhe praninë e interesa të kundërta.

E pra, Evropa nuk na pranon, “nuk na jep Vizë”, nëse nuk njohim dhe nuk ja tregojmë asaj Historinë tonë, elementin fillestar të kulturës.

Arma jonë kryesore, – Shtylla e Identitetit tonë, me të cilën do të përballemi me konkurentët tanë për të rivendosur Historinë, duhet dhe do të jetë, veçoria bazë e ekzistencës së një Kombi, – Gjuha.

Shqipja është Gjuha e Parë e shkruar në Botë, është Gjuha e Fillimit!!!

Po, po, mos kini frikëProvat janë të shumta dhe Sistematike. Ato gjenden në mbi 600.000 pllaka balte me shkrim kunjiform të kulturës më të lashtë të botës, asaj Shumere. Pasardhësit Akadë e Babilonas, e kanë quajtur atë vend, Shumer. Vetë Shumerët e quanin KI.E.NGIR, që do të thotë Tokë e Ngirë, e nginjur, e ngopur, Vend i Mirë, Vend i Zotit.

Provat gjenden edhe në 3-4 miliard kopje të BIBLËS, në të gjithë botën. Besohet se tregimet biblike, veçanërisht kapitulli i parë, zanafilla/genesis, janë me prejardhje nga shkrimet e pllakave shumere si “Epika e Krijimit”.

Bibla është përkthyer në mbi 2.000 gjuhë të ndryshme por pjesa e parë e 39 librave përbërës të “Dhjatës së Vjetër”, e quajtur Zanafilla, paragrafi 6:4, e përmban provën SHQIP, me fjalën “Nefilim = NË FILLIM”. Ajo, ka qenë problem i madh për përkthyesit, të cilët përfundimisht e kanë lënë në gjuhën origjinale, dhe kështu shprehja “Në fillim” është një nga provat më të rëndësishme për  prejardhjen nga gjuha SHQIPE, edhe të tregimeve biblike.

Dihet se “në fillim” përdoret tepër shpesh, në të folurin e përditshëm. Vini re se Zekaria Zitçin e ka përkthyer nga “hebraishtja e vjetër”, “Nefilim”= “ata që u rrëzuan”.

Në fakt zbulimi është bërë jo duke analizuar studimet apo librat e Zitçin, por duke krahasuar versionet shqip dhe anglisht të Biblës të botuara në vitin 2005 e që përputhen edhe me botime të tjera të saj.

Ju lutem lexoni paragrafin përkatës të Biblës në shqip e anglisht, si edhe shpjegimin që vijon:

5:32 Dhe Noe-ja u bë pesëqind vjeç. Pastaj Noe-së i lindi Semi (Shem), Kami (Ham), dhe Jafeti (Ja’ pheth).

  1. 6. Tani njerëzit nisën të shtoheshin mbi faqen e tokës dhe u lindën bija. bijtë e Perëndisë (ëngjëjt) filluan të vinin re që bijat e njerëzve ishin të bukura. Kështu, nisën të merrnin për gra të gjitha ato që zgjodhën…. 4. Nefilim-ë kishte në tokë në ato ditë, madje dhe më pas, kohë kur bijtë e Perëndisë patën mardhënie me bijat e njerëzve dhe ato u lindën bij. Ata ishin të fuqishmit e kohëve të lashta, (Herkuli etj), burra me famë.

I njëjti paragraph i Biblës në anglisht është si vijon:

6.1 Now it came about that when men started to grow in numbers on the surface of the ground and daughters were born to them.  2.  then the sons of the God began to notice the daughters of men that they were good-looking; and they went taking wives for themselves, namely, all whom they chose….

  1. The Neph’i-lim proved to be in the earth in those days, and also after that, when the sons of the God continued to have relations with the daughters of men and they bore sons to them, they were the mighty ones who were of old, the men of fame.

Tani lexoni me vëmendje shpjegimin e mëposhtëm:

Dihet se në çdo shkrim apo gojdhanë që përkthehet në një gjuhë tjetër, emrat dhe toponimet, normalisht, nuk ndryshohen nga përkthyesi, mbeten në gjuhën origjinale. Në rastin e tregimeve Biblike, për ta kuptuar, duhet të dimë se asokohe “emri” ishte një fjalë apo shprehje që tregonte cilësitë e personit apo të vendit që emërtonte. Aty flitet për fillimin e  njerëzimit, koha kur engjëjt (ndoshta bijtë e “vizitorëve nga kozmosi”/ Zotave) pëlqyen gratë e tokës dhe fryti i lidhjes së tyre ishin gjigantët apo  të famshmit e kohës së fillimit. Duke e analizuar me kujdes këtë paragraph të Biblës, kuptojmë se “Nefilim” në fakt nuk janë vetë gjigantët, po Nefilimët ishin prezent në tokë para e pas kohës së gjigantëve. Sipas Z.Zitçin “Nefilim” ishin Zotat e parë që erdhën në planetin Tokë, ata që krijuan njeriun e sotëm, “Homo Sapiens”, dhe i mësuan atij gjithshka, ndoshta edhe cilësinë bazë njerëzore, të folurën, – në gjuhën e tyre.

Prova më e fuqishme për zanafillën e identitetit shqiptar, është e lidhur me popullsinë e lashtë “Shumere” e përqendruar midis lumenjve Tiger dhe Eufrat në Mesopotami apo Irakun jugor të sotëm. Të mbiquajturit Shumerë, pranohen shkencërisht, si gjeneza apo zanafilla e njerëzimit, djepi i gjithë kulturës botërore. Shumëkush e pranon tezën se Bibla është histori e njerëzimit, dhe ajo thotë se FILLIMI është në Mesopotami. Mos jemi Ne pasardhësit e Shumerëve? Po atëherë, nuk qenkemi autoktonë? Jo, ne jemi po aq autoktonë sa gjithë europianët. Jemi këtu që nga periudha e dyndjeve Indo-Europiane, që nga koha e rënies së Shumer-it rreth 4.000 vjet më parë, shumë kohë para se të shkruheshin histori për Ballkanin.

Vini re gjithashtu se, nga materialet e shumta figurative, edhe 3-dimensionale, të zbuluara e analizuara del se nga pikëpamja racore shumerët nuk ishin afrikanë me buzë të trasha siç mund të aludojë ndokush, por kishin tiparet mesatare të racës së pastër Shqiptare.

Në hierarkinë e historisë antike Shumerët vendosen përpara Egjiptianëve. Ata na kanë lënë një trashëgimi mjaft të gjerë e mjaft të pasur, në të gjitha fushat, e shkruar në pllaka me shkrimin me ngulje kunje mbi argjilë ose “Kunjiform”, që ka mbërritur deri në ditët tona në materialet e shumta arkeologjike që gjenden në shumë muze dhe universitete të botës. Gjuha Shumere është gjuha e parë e shkruar në botë me shkrimin kunjiform piktografik, e më pas me kunjiform abstrakt, prandaj:

Ja vlen përpjekja për të zbuluar lidhjet a barazinë e Shumerishtes me Shqipen!

Të bën përshtypje se Shumerologjia botërore (ajo Shqiptare çuditërisht nuk ka ekzistuar deri më sot), në asnjë rast nuk ka marrë në studim ndonjë lidhje të Shqipes me gjuhën Shumere megjithëse janë marrë për krahasim shumë gjuhë të popujve të vegjël apo edhe të fiseve më të humbura të botës. Shpresoj që tani e tutje të rritet vëmendja në këtë drejtim këtu në Shqipëri, sepse realisht do të duhet një punë mjaft e madhe që këto përfundime të kuptohen e të pranohen nga Shumerologët e huaj, sepse kjo gjë që do të sillte mjaft ndryshime në gjuhësinë botërore e cila ka sot një histori rreth 150-200 vjeçare.

Shqipja është vërtet Gjuha e Fillimit, gjuha e Nefilimëve dhe e Shumerëve. Me Shqipen do të lexohen shumë më saktë edhe shkrimet apo Sekretet e Vjetra Shumere, për të cilat interesi po shtohet çdo ditë e më tepër në të gjithë botën. Le ta kenë Shqiptarët meritën e zbulimit të tyre!!!.

“Të Dish do të thotë: Të kesh Fuqi”.

… dhe qëndron më tepër se aktuale thirja e rilindasit të madh A.Z.Çajupi:

Shqipëtar mos rri, po duku, Shqipëtar!

Zoti e ka bekuar Shqipen dhe Shqipërinë, -e vërteta vonon por nuk harron…

e thotë vetë Bibla !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *