Pamjet filmike që risjell SCAN, i përkasin një dokumentari të vitit 1976 që i kushtohet Lasgush Poradecit (Llazar Gusho).
Poeti dhe shkrimtari i madh shfaqet në dokumentar buzë liqenit e duke shëtitur në rrugët e Pogradecit.
Poradeci është autor i dy vëllimeve me poezi “Vallja e yjeve” më 1933 dhe “Ylli i zemrës” më 1937. Ai është autor i më shumë se 100 poezish dhe i përkthimit në shqip të disa kryeveprave botërore. Gjatë periudhës së regjimit komunist ai do të nënvlerësohej e do të përballej me një serë vështirësish për jetesën.
Me 12 nëntor 1987 (30 vite më parë) ai u nda nga jeta. Pas vdekjes atij i është akorduar titulli “Nderi i Kombit”, ndërsa disa rrugë e shkolla mbajnë emrin e tij.
One reply on “Dokumentari i rrallë i 1976 për Lasgush Poradecin, liqenin dhe qytetin e Pogradecit/ Video”
Hey there! Do you know if they make any plugins to help with Search Engine Optimization? I’m trying to get my website
to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good gains.
If you know of any please share. Many thanks!
You can read similar blog here: Eco wool