Categories
Jetë Tv & Filma

“Dy gisht mjaltë”/ Filmi i Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës në kinema

“Dy gisht mjaltë” po shfaqet në kinematë e Tiranes. Filmi më i fundit ka si protagonistë dy emra të njohur, aktorin e humorit Ermal Mamaqi dhe këngëtaren e njohur , Elvana Gjata.

Filmi i zhanrit Komedi flet për një çift me të ardhura mesatare, të cilët bëjnë një dasmë dhe një muaj mjalti që nuk iu shkon aspak mirë. Ata mundohen të realizojnë muajin e mjaltit në Karaibe, por një gabim në blerjen e biletave i bën që të enden rrugëve të jugut të Shqipërisë duke përjetuar peripeci nga më të ndryshmet.

Po ashtu, në kastin e këtij produksioni qe zgjat 101 minuta ka edhe emra të njohur si Koço Devole, Marjana Kondi, Natasha Sela, Bujar Asqeriu, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, e të tjerë.

Në këtë film do të shikojmë edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, teksa celebron çiftin.
Komedia po shfaqet në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *