Më shum

    Dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 63 numri i të prekurve

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar dyzet e dy mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetë izolim, si dhe rasteve të shtrira në Klinikën Infektive.

    Sipas institutit, nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, dy prej tyre kanë rezultuar pozitive.

    “Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe. Nga data 08.02.2020 deri me 24.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 732 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej gjashtëdhjetë e tre (63) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Nga data 01.02.2020 deri me 24.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 17.371 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.015 udhëtarë, Merdare 5.264, Vërmicë 4.582, Jarinje 1.272, Dheu i Bardhë 994, Hani i Elezit 2.381, Kullë 1.107, Qafë Morinë 47, Bërnjak 506, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë”, thuhet në komunikatën e institutit.

    Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 24 mars sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 402.384 raste të COVID-19 dhe 17.507 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga Kina (81.171), Italia (63,927), SHBA (49.594), Spanjë (39.676), Gjermani (31.991), Irani (24.811), Francë (19.856), Zvicër (9.117), Mbretëri të Bashkuar (8.077), Holandë (5.560), Austria (5.010), Belgjikë (4.269), Turqi (1.529), Greqi (743), Slloveni (480), Kroaci (382), Serbi (303), Bosnjë dhe Hercegovinë (154), Maqedoni e veriut (148) , Shqipëri (123) dhe Mali i Zi (29).

    Deri me 24 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes. Numri më i madh i rasteve të vdekjes raportohet në: Itali (6.077), Spanjë (2.800), Francë (860), Mbretëri të Bashkuar (422), Holandë (276), Gjermani (149), Zvicër (122), Belgjikë (122), Turqi (37), Danimarkë (32), Austri (28), Greqi (20), Hungari (9), Poloni (9), Luksemburg (8), Shqipëri (5), Slloveni (4) Bullgari (3), Serbi (3), Maqedoni e veriut (2), Kroaci (1) dhe Mali i Zi (1).

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here