Categories
Bota Lajme

Edhe Greqia në alarm mbyllet bashkia dhe shkolla në Selanik, pas 38-vjeçares dyshohet se është prekur edhe i biri nga koronavirusi

Ditën e djeshme mediat greke njoftuan se një 38-vjeçare ishte prekur nga koronavirusi në Selanik. Por, sipas informacioneve ende të pakonfirmuara thuhet se edhe fëmija i 38-vjeçares që u konstatua dje e i nfektuar rezulton pozitiv.

Prej ditës së djeshme është mbyllur shkolla ku fëmija mëson, ndërsa po dezinfektohet ndërtesa e kësaj shkolle.

Gjithashtu priten për pak orë analizat e personave që kanë pasur kontakt me 38-vjeçaren, pasi është kthyer nga Italia.

Midis tyre edhe kryebashkiaku i Selanikut dhe pjesëtarë të këshillit bashkiak, pasi e infektuara ka marrë pjesë në një mbledhje të këtij këshilli, pak orë para se te shfaqte simptomat. Nisur nga e gjithë kjo situatë, edhe ndërtesa e bashkisë së Selanikut ka qenë e mbyllur gjatë ditës së sotme pasi do dezinfektohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *