More

    Epoka e lajmeve të rreme/ Edhe media klasike bie pre e lajmeve të pavërteta

    Në Shqipëri janë rreth 800 media online, shto këtu edhe garën e ethshme për klikime, për rrjedhojë prodhohen lajme keqinformuese, të paverifikuara më parë. Rasti më i fundit është lajmi i pavërtetë për largimin nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.

    Gazetari italian Tommaso De Benedetti përdori një llogari të rreme në Twitter në emër të ministres ministres kosovare të kulturës për të përhapur lajmin. Pedagogu prodhon lajmë të rreme që nga 2011, pikërisht për të vënë në provë mediat sot.

    “Lajmi prodhohet në mënyrë proaktive dhe kreative, jo duke ndenjur në zyrë. Mendoj se gazetarët shqiptarë kanë rënë në një letargjie profesionale. Kjo nuk është gaetari, por një fabrikim i një ushqimi të përditshëm për njerëzit dhe kemi bërë një kompromis, ku nga një anë nuk ka gazetari serioze dhe nga ana tjetër njerëzit nuk pretendojnë ndonjë gjë, se janë mësuar me atë ushqim. Ky ekuilibër është shumë i rrezikshëm dhe duhet thyer”, shprehet Ervin Goci, Pedagog.
    Pedagogu i gazetarisë me një përvojë mbi 10 vjeçare thotë se jemi në fazën kur kërkohet një edukim popullor, ku njerëzit të pajisen me disa dije për të dalluar lajmin e vërtetë nga i rremi.

    “Nuk i jepet fjala çdo qytetari, por edhe nëse dikush sjell një video apo material gazetari duhet ta verifikojë. Kur gazetarët arrinin të verifikonin video që vinin nga Siria, mendo çfarë mund të bëhet këtu. Kjo është gazetaria kur gazetari nuk hidhet me vrull për të thënë që është e sigurtë gjëja, pa kontrolluar më parë.
    Finlanda, Norvegjia e Suedia e kanë të ulët përdorimin e rrjeteve sociale dhe shquhen për një ekuilibër mes rrjeteve sociale dhe mediave që përdorin dhe rregullimi që i bën shteti atëherë kur duhet”, tha ai.

    “Vendet nordike janë në majë. Ka filluar dhe pjesa e Mesdheut edukimin e fëmijëve që në parashkollor me disa detaje të vogla të fake newsit dhe u mësojnë çfarë është një lajm e si manipulohet ai ose një imazh, pra futin kulturën kritike. Edukimi, masivizimi i edukimit me agjencitë më të fuqishme, specialistët dhe universitetet janë metodat për të luftuar fakenewsin”, shton pedagogu.

    Ne e marrim shumicën e lajmeve nga rrjetet sociale dhe konsumi është aksidental. Ka studime që njerëzit nuk janë në gjendje të thonë se nga cili burim e morën lajmin shprehen se e lexuam në facebook, por facebooku nuk prodhon lajme.

    “Shteti e ka në dorë t;u bëjë pasqyrën financiare portaleve, këtyre kërpudhave që mbijnë e shuhen shpejt. Garantoj se me një kontroll serioz, 90 % e mediave online, janë të mbyllura të nesërmen”, tha Goci./Juli Ristani/Top Channel

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here