MURG,~U. Fjalë e shqipes që emërton priftin që shërben në një manastir e që gjithë albanologët, duke pranuar mendimin pa motivim të Meyer (EW 289), e sjellin si huazim nga lat. monachus. Të njëjtin mendim pasojnë edhe Çabej (SF 3) e Topalli, i cili (FEGS 1017) shkruan se “Prej gjuhës kishtare ka hyrë në leksikun e përgjithshëm, ku, sipas ngjyrës së zezë të rrobës së murgut, janë emërtuar frymorë a sende me ngjyrë të errët…”.
Por, duke qenë se shqipja arrin ta motivojë brenda gjuhës së saj fjalën [murg], është e tepërt të mendohet për një huazim nga jashtë.
Fjala [murg] ka lidhje me kuptimin MA ERR GJË => MA’ERR’GJË => MURRGJË => MURRG => MURG. Ky motivim mbështetet edhe nga e folmja popullore në rrethinat e Pogradecit ku për të vdekurit përdoret shprehja “murgu”. Psh: “kur qe gjallë murgu baba…”, që ka kuptimin “kur qe gjallë i ziu baba…”. Dihet se vdekja ka qenë mister dhe ka si simbol të zezën dhe i vdekuri futet në [mister] = [më sterr] = [më zë të err]. Ndaj dhe murg vjen nga m’err’gj. Nga ndërtimi, fjala [murg] ngjan me fjalën [muzg] = [ma u zi gjë] = [ma u err gjë]. Për një tokë të zezë jepet emërtimi: tokë [muzgë]. Për dallim, fjala [monachus] lidhet me fjalën [monastir] që vjen nga [manastir] e shqipes e që sipas Niko Stilos ka kuptimin: [më anë i shtirë] = mënjanë qendrave të banuara i ndërtuar. Siç edhe më parë kemi motivuar, fjala [mono] e gr. vjen nga shqipja [më anë] = i mënjanuar prej të tjerëve, vetëm.
Përfundimisht, fjala [murg] është burimore e shqipes dhe rrjedh nga embriomorfet e saj dhe nuk rrjedh nga ndonjë tjetër fjalë siç mendojnë etimologët e deri sotshëm zyrtarë. Fjala [murg] i rikthehet fondit autokton leksikor të shqipes deri sa dikush të japë një tjetër motivim etimologjik më bindës e të ndryshëm nga ky që jep shqipja.
Nga : Agron Dalipaj