Etimologji për fjalën EVLAT

EVLAT,~I. Fjalë e shqipes që shenjon pasardhësin/en direkt të një njeriu: birin, bijën. Gjer tani fjala është konsideruar si huazim nga turqishtja e me burim arab, por askush nuk ka sjellë një motivim etimologjik që ta përligjë këtë mendim. Topalli (FEGS 456) shkruan: “Huazim prej turq. me burim nga arabishtja”. Të njëjtin mendim, para tij,… Continue reading Etimologji për fjalën EVLAT

Etimologji për fjalën BATIC/Ë

BATIC/Ë,~A. Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që shenjon ngritjen e nivelit të ujit të detit të shkaktuar nga forca tërheqëse e hënës. Topalli (FEGS 184), vetëm sa pason Çabejin (SE II 183), duke pranuar se kemi të bëjmë me një “Huazim nga it. (ven.) bataizza, që ka shkuar edhe në disa dialekte serbokroate”. Por italishtja… Continue reading Etimologji për fjalën BATIC/Ë

Etimologji për fjalën VALIXH/E

VALIXH/E,~JA. Fjalë e mbarë shqipes që shenjon një arkëz prej lëkure, prej fibre, prej druri etj., që shërben për të mbajtur përgjithësisht rroba gjat udhëtimit si dhe gjëra të tjera të nevojshme.Topalli (FEGS 1543) e quan “Huazim i ri nga it. valigia”. Porse te “Deli dizionario etimologico della lingua italiana (Zanichelli)”, gjejmë se fjala haset… Continue reading Etimologji për fjalën VALIXH/E

Etimologji për fjalën BIÇIM

BIÇIM,~I. Fjalë e mbarë shqipes që ka dhe sinonimin [model]. “E solli në biçim” = e bëri të jetë në rregull. “Të një biçimi janë” = të një modeli janë. Turqishtja e përdor fjalën [biçim] në vend të fjalës [model]. Për të kuptuar etimologjinë e fjalës [biçim] duhet të rikujtojmë motivimin e fjalës [model] te… Continue reading Etimologji për fjalën BIÇIM

Etimologji për fjalën IRIQ

IRIQ,~I. Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që emërton një kafshë gjitare që e ka gjithë trupin të mbuluar me gjemba. Topalli (FEGS 662) pason padyshuar mendimin e Miklosich (AF II 23), Meyer (EW 159), Jokl (Arhiv I 1-2, 1923, 42), Orel (AED 155), ku të gjithë pranojnë njeri tjetrin, se fjala shqipe IRIQ vjen nga… Continue reading Etimologji për fjalën IRIQ

Etimologji për fjalën EKONOMI

EKONOMI,~A. Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që shenjon gjendjen pasurore materiale, krijuese e shpirtërore në një moment të caktuar të një individi, të një familjeje, të një grupi njerzish, të një shteti etj. Topalli (FEGS 439) i bie shkurt me një përcaktim të thatë duke e përkufizuar ekonominë si “marrdhënie në prodhim të një shoqërie”… Continue reading Etimologji për fjalën EKONOMI

Etimologji për fjalën REFLEKS

REFLEKS,~I. Fjalë e mbarë shqipes që shenjon në kuptim të parë pasqyrim të diçkaje (pasqyrim i dritës prej një objekti, kundërveprim i pavullnetshëm i organizmit të gjallë ndaj një ngacmimi të jashtëm a të brenshëm, që bëhet me pjesmarrjen e qendrave të larta të sistemit nervor qendror; shkëlqim i ngjyrës së një sendi; kthim i… Continue reading Etimologji për fjalën REFLEKS

Etimologji për fjalën KALLËP

KALLËP,~I. Fjalë e mbarë shqipes që shenjon një send i cili përdoret për tu dhënë formën e tij sendeve a veglave që dalin në seri ose jo. Mendohet se kallëpi më i vjetër e klasik është kallëpi i tullave ku futej balta dhe pritej rrafsh nga sipër dhe duke e përmbysur ngelet në formën e… Continue reading Etimologji për fjalën KALLËP

Etimologji për fjalën NERV

NERV,~I (it. nervo, gr. νεύρο). Fjala shenjon korda (fije) të përbëra prej qelizash të veçanta që lidhin trurin dhe palcën e kurrizit me shqisat dhe organet e tjera të trupit dhe që shërbejnë për të përçuar ngacmimet në të dy drejtimet. Fjala nerv ka edhe kuptimin metaforik të gjallërisë, forcës: “njeri me nerv”. Topalli (FEGS 1046)… Continue reading Etimologji për fjalën NERV

Etimologji për fjalën OPIUM

OPIUM,~I. (gr. όπιο, ital. òppio). Fjala e shqipes shenjon qumështin e tharë nga fruti i lulukuqes dhe që shkakton gjumëndjellje për shkak të vetive të tij narkotike. Topalli (FEGS 1084) e përcakton si “lëng i trashë qumështor me veti dehëse e gjumëdhënëse, që nxirret prej kokrrave të hashashit” dhe më poshtë shkruan se është “Huazim… Continue reading Etimologji për fjalën OPIUM

Etimologji për fjalën SHELG

SHELG,~U. Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që shenjon një dru ose shkurre që rritet në vende me lagështi dhe me degë që varen të lëshuara poshtë. Etimologjia e fjalës duket se vjen nga fakti se është shkurre që rritet me degë të lëshuara teposht dhe jo si pemët e tjera ku degët janë të drejtuara për… Continue reading Etimologji për fjalën SHELG

Etimologji për fjalën PASTËRMA

PASTËRMA. Fjala e shqipes shenjon mish të kripur e të tharë, i cili mund të përdoret për një kohë të gjatë në kushte natyrale pa u prishur. Fjala përdoret në të gjitha gjuhët ballkanike dhe të gjithë etimologët zyrtarë kanë pranuar pa motivim mendimin e Miklosich (TE II 140) se fjala është huazim prej turqishtes… Continue reading Etimologji për fjalën PASTËRMA

Etimologji për fjalën SAMAR

SAMAR,~I. Ja çka shkruan Topalli (FEGS 1298): “” lloj shale prej druri”. Fjalë e mbarë gjuhës. Huazim nga gr. e re σαμάρι””. Kuptohet se Topalli nuk është menduar fare dhe ka sjellë copi paste mendimin e Meyer (Ew 378).Babinjioti (ELNEG 1244) është i mendimit se fjala [samar] haset së pari në greqishten mesjetare dhe duhet… Continue reading Etimologji për fjalën SAMAR

Etimologji për fjalën MURG

MURG,~U. Fjalë e shqipes që emërton priftin që shërben në një manastir e që gjithë albanologët, duke pranuar mendimin pa motivim të Meyer (EW 289), e sjellin si huazim nga lat. monachus. Të njëjtin mendim pasojnë edhe Çabej (SF 3) e Topalli, i cili (FEGS 1017) shkruan se “Prej gjuhës kishtare ka hyrë në leksikun… Continue reading Etimologji për fjalën MURG

Etimologji për fjalën ANKAND

ANKAND,~I. Fjalë e shqipes që shenjon shitjen publike të një pasurie. Fjala është pranuar si me origjinë nga fr. [encan] = (që është bërë popullor) dhe kjo e fundit është pranuar ta ketë burimin nga latinishja [inquantum] = (për sa?). Krahasimi i kuptimit në latinisht me atë në frengjisht është krejt i ndryshëm. (Shih: E.… Continue reading Etimologji për fjalën ANKAND