Categories: Etimologji

Etimologji për fjalën IRIQ

IRIQ,~I. Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që emërton një kafshë gjitare që e ka gjithë trupin të mbuluar me gjemba. Topalli (FEGS 662) pason padyshuar mendimin e Miklosich (AF II 23), Meyer (EW 159), Jokl (Arhiv I 1-2, 1923, 42), Orel (AED 155), ku të gjithë pranojnë njeri tjetrin, se fjala shqipe IRIQ vjen nga latinishtja [erīcius], por nuk japin asnjë motivim etimologjik.
Por ja, që shqipja jep një motivim bindës dhe të pakundërshtueshëm vetëm me rotacionin q:ç (si te loqka : loçka) dhe marrim: IRIQ = IRIÇ. Anagrama (leximi sëprapi i fjalës) na jep: IRIÇ = ÇIRI = ÇIRRI = ai që të ÇIRR me gjemba. Në italishten e sotme, iriqit i thonë riccio => riç(io) = riç <=> çir = çirr, me çjerr. 
Në bazë të parimit të vetisë kryesore kemi emërtimin: çirr = i çir = çir i = çiri = iriç (anagramë) = iriq. Këtu na ngelet të motivojmë vetëm foljen [çirr] të shqipes, e cila me rotacionin e fonemave dhëmbore ç:th, na jep: çirri = thirri = therri = thir = thyr = t’hyr = t’hy’ri. Po ashtu si te fjala [ferrë = therrë]. 
Kështu motivuam me anë të shqipes fjalën [iriq] të paetimologuar deri më sot prej kurrkujt. 
Fjala i takon vetëm gjuhës në të cilën motivohet dhe leksema [iriq] i kthehet bindshëm fondit autentik gjuhësor të shqipes për të mos lëvizur më prej aty.

Nga : Agron Dalipaj

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ngjashmëria e gruas etruske me atë shqiptare të ditëve të sotme

Populli etrusk mund të cilësohet si një nga popujt më të lashtë dhe më enigmatik…

2 days ago

Mbiemri {Epiteti} rrjedha burimi i saj Etimologji.

Zhvillimi i mbiemrave tek shqiptarët fillon prej shek. XII- e në vijim. Nga : Aleksander…

2 days ago

Si u hodhën bazat e lirisë akademike në universitetet e Parisit?

Nga: Aurel Plasari Me titullin “Mëmë e shkencave” (Parens Scientiarum), njihet bulla e lëshuar në…

4 days ago

Gjuha shqipe është themeli i tezës së autoktonisë së shqiptarëve

Gjuha ka qenë e mbetet një nga treguesit më parësor në formimin dhe natyrisht edhe…

4 days ago

Gjirokastra – E vërteta e emrit të saj – Etimologji

Fillimet e këtij qyteti të lashtë historik mendohet nga historianët e shumtë të jetë pas…

4 days ago

Përse Flamuri Kombëtar grek nuk i përket asnjë simboli të lashtë historik?

Grekët ishin një fis pellazg? Në se po, atëhere le të heshtin dhe të pranojnë…

6 days ago