Categories
Etimologji

Etimologji për fjalën EKONOMI

EKONOMI,~A. Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që shenjon gjendjen pasurore materiale, krijuese e shpirtërore në një moment të caktuar të një individi, të një familjeje, të një grupi njerzish, të një shteti etj.
Topalli (FEGS 439) i bie shkurt me një përcaktim të thatë duke e përkufizuar ekonominë si “marrdhënie në prodhim të një shoqërie” dhe si etimologji të fjalës pranon se është “huazim i ri nga gjuhët romane: it. economia, fr. économie, me burim prej gr. οίκος (shtëpi) + νόμος (zakon,ligj)”. Të njëjtin mendim ndan më herët edhe Babinjioti (ELNEG 966). Por, të dy “harrojnë” se ekonomia e shtëpisë është vetëm një formë e pasurisë dhe ajo nuk përfshin të gjithë format e tjera të ekonomisë dhe ksisoj i mungon karakteri gjithpërfshirës në fjalformim dhe mbi këtë përcaktim mund të dyshohet seriozisht.
Përsa ekonomia, është gjendja e pasurisë që mbetet nga diferenca pozitive midis të ardhurave e shpenzimeve në një njësi prodhuese çfardo dhe e cila, mandej mund të transformohet me anë të shitb-lerjeve nga një formë në një tjetër (nga mjete monetare në mjete xhiroje e mandej edhe në pasuri të palujtshme) dhe kështu ekonomi quhet pasuria e re që i shtohet asaj të mëparshme. Ndaj shqipja jep në mënyrë filozofike ekuacionin etimologjik si më poshtë:
EKONOMI = E-KON-O-MY = E KON O YM = E KON O (h)YM = e qën e hyme = ajo çka i shtohet pasuris së mëparshme. Theksojmë se në gegnisht [E KON] = [e qënë] = ekzistente. Po kështu gr. (οικονομία) ikonomia pozon të njëjtën gjë: IKONOMOA = I KON O MI A = I KON O MY A = I KON O YM A = I KON O (h)YM Asht.
Ky motivim etimologjik edhe mund të diskutohet, porse ai është gjithpërfshirës dhe nuk e kufizon kuptimin e fjalës ekonomi vetëm në formën e ekonomisë shtëpiake. Nga ana tjetër tregon se ekonomi është ajo çka ban (h)ym si pasuri e re. Ndërsa “ekonomi në shtëpi” ka kuptimin e kursimit dhe për një grua që merret vetëm me punët brenda shtëpisë, themi: “ajo është zonjë ekonomiqare” = kullandris mirë = nuk shpenzon kot = kursen. Por ajo nuk fut gjë të re në pasurinë e shtëpisë së saj. 
Përfundimisht fjala ekonomi gjen logjikën e plotë të formimit në embriomorfet e shqipes, duke dëshmuar, se në krye të herës ajo ka qenë një fjali e plotë e shqipes për tu lidhur në një koncept gjuhësor i cili mund të rizbërthehet po prej gjuhës që e ngjizi: shqipes. Ndaj pa hezitim fjala [ekonomi] i kthehet për t’iu shtuar fondit leksikor të shqipes.

Nga : Agron Dalipaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *