Categories
Etimologji

Etimologji për fjalën REFLEKS

REFLEKS,~I. Fjalë e mbarë shqipes që shenjon në kuptim të parë pasqyrim të diçkaje (pasqyrim i dritës prej një objekti, kundërveprim i pavullnetshëm i organizmit të gjallë ndaj një ngacmimi të jashtëm a të brenshëm, që bëhet me pjesmarrjen e qendrave të larta të sistemit nervor qendror; shkëlqim i ngjyrës së një sendi; kthim i tingullit etj.). 
Topalli (FEGS 1240) e sjell si “”huazim i ri latino-roman, lat. reflexus, fr. réflexe “kthim prapësht” prej pjesores së shkuar të foljes reflecto,-ēre “ripalos””, por nuk jep asnjë motivim etimologjik të fjalës. Edhe në “Il nuovo etimologico” te ZANICHELLI fq. 1371 bot. 2017, nuk gjejmë asnjë motivim etimologjik, por vetëm historikun e dokumentimit me shkrim të fjalës që nis prej Dantes, L. da Vinçit, Galileit etj. Madje nuk përmendet kund që fjala ka origjinë nga latinishtja. 
I gjithë misteri i kësaj fjale mund të ndriçohet nga embriomorfet e shqipes. Mjafton të bëjmë ca rotacione të njohura si f:v, l:r, t:th dhe [reflektim] e shqipes jep: REFLEKTIM = RE’VLE’KTIM = RE’VRE’KTIM = RE’VRE’KTHIM = VRE’ RE’ KTHIM = VË’ RE’ RI’ KTHIMIN e dritës, zërit, ngacmimit nervor etj. Pra REFLEKTIMI është RI VRE KTHIM = ri vë re kthimin e dritës dhe ri-vë-re-kthim = ri-fë-le-ktim = re-f-le-ktim dhe me kalimin t:s marrim: riflektim => riflekt = rifleks = riflex = riflèsso. 
Duhet të sqarojmë këtu se verbi [kthim] i shqipes etimologohet: KTHYM = KA-THYM = KA-THY-M = KA ME THY = KA ME T’HU dhe gjithë koncepti REFLEKTIM shpërngjitet në një fjali prej shtatë embriomorfesh të shqipes: RE Vë-RE K T’HU M =>RE Fë LE K T’HY M => REFLEKTIM. 
Përfundimisht, fjala refleks i takon vetëm gjuhës në të cilën motivohet etimologjikisht dhe kjo dëshmohet vetëm nga gjuha shqipe. Vetëm një motivim më logjik se ky që jep shqipja mund t’ia ndryshojë etnicitetin gjuhësor shqip kësaj fjale, megjithëse një ndërrmarrje e tillë duket mision i pamundur.

Nga : Agron Dalipaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *