Categories
Etimologji

Etimologji për fjalën KALLËP

KALLËP,~I. Fjalë e mbarë shqipes që shenjon një send i cili përdoret për tu dhënë formën e tij sendeve a veglave që dalin në seri ose jo. Mendohet se kallëpi më i vjetër e klasik është kallëpi i tullave ku futej balta dhe pritej rrafsh nga sipër dhe duke e përmbysur ngelet në formën e kallëpit të drunjtë. Procesi ndërtimit të kallëpit quhet [kallupos] dhe folja pozon edhe [kallëpos], që me rotacionin p:b (si te papa : baba) merr kuptimin KALËPOS = KALËBOS = KA-LË-BOSH. Pra tregon se kallëpi në formën e papërdorur është bosh; ka një boshllëk që mbushet kur përdoret. Nga ana tjetër fjala KALLËP pozon edhe foljen e shqipes KALL = fut, shtie dhe KALLËP = KALLËB = KALL-ËB = KALL-BË = BË-KALL = BA-KALL = (m)BA KALL(jen). Në shqip kemi dhe trajtat KALLUP, KALLYP e KALLB. Trajta KALLYP => KALLYB me rotacionin l:r jep: KALLYB = KARRYB = KA RRY Bë = KA RRY(n) B(ën) ose KA-RRY-mBa. Pra, në të gjitha trajtat: kallëp, kallup, kallyp e kallb, shqipja jep etimologji duke treguar se është në gjendje ta motivojë fjalën e saj. Çështja është se fjala cilësohet pa asnjë motivim etimologjik si e ardhur nga turqishtja (kalip) e me burim prej arabishtes (qālib). Fjala ka hyrë edhe në skr., bullg., gr. e re., rum., rus. dhe pranohet se në këto gjuhë ka hyrë nëpërmjet turqishtes. Të këtij mendimi janë që nga Miklosich (TE I 323), Meyer (EW 169), Çabej (SE V 26) e deri te Topalli (FEGS 702), por asnjëri prej tyre nuk sjell një motivim qoftë edhe çfarëdo. 
Në disa gjuhë latine, për fjalën kallup të shqipes, gjejmë përgjegjësen [stampa] që i përgjigjet motivimit shqip [st a mpa] = [a sti mba] = [a shti mba] = mban formën e enës ku është shtirë, hedhur, kallur e që korrespodon kuptimishtme trajtën e shqipes KALLB = KA RRY B = KA RRY mBa. Nëse te fjala [stampa] zëvendësojmë foljen shti = kall, kemi ST’A’MPA = KALL’A’MPA = A-KALL-MBA = A-KALL-BA = [KALLB]a = KALLB. 
Përfundimisht shqipja tregon se me atë lehtësi që etimologon gjuhët e perëndimit, me atë lehtësi etimologon edhe ato të lindjes. Ajo, shqipja, përshfaq vetinë e gjuhës së qendrës.

Nga : Agron Dalipaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *