Categories
Etimologji

Etimologji për fjalën NERV

NERV,~I (it. nervo, gr. νεύρο). Fjala shenjon korda (fije) të përbëra prej qelizash të veçanta që lidhin trurin dhe palcën e kurrizit me shqisat dhe organet e tjera të trupit dhe që shërbejnë për të përçuar ngacmimet në të dy drejtimet. Fjala nerv ka edhe kuptimin metaforik të gjallërisë, forcës: “njeri me nerv”. 
Topalli (FEGS 1046) e sjell si “huazim të ardhur nga gjuhët romane. . . e me burim prej lat. nervus”. Por nëse shohim te fjala [nevrik] (ELNEG f. 1047), Topalli shkruan se është “Huazim nga gr. e re νευρικός.”. Duket sikur Topalli sheh dy fjalë ndryshme dhe jo të njëjtën fjalë me një metatezë të rëndomtë rv <=> vr që jep të njëjtin koncept: nerv = nevr, nevra, nevrik. 
Etimologji të fjalës nuk gjejmë te Babinjioti (ELNEG 918), i cili e sjell fjalën të prejardhur nga një fjalë e hamendësuar i.e. e të pakuptimtë *sne-wer/n-. Të njëjtin “përfundim” jep edhe “il nuovo etimologico Zanichelli” f. 1035 “Vc. dotte, lat. nērvu(m) (d’orig. indeur)”. 
E vërteta e fjalës gjendet brenda fjalës dhe jo në një fjalë tjetër e aq më pak në një të hamendësuar i.e.
Shqipja, mbështetur në funksionin e nervit jep emërtimin si pasqyrim fonetik të atij funksioni. Përsa nervat janë fije që marrin e japin informacion, psh: kur ne prekim një objekt të ftohtë ose një të nxehtë, nervat konstatojnë diferencat e temperaturave dhe informacionin që vërejnë apo konstatojnë, ia shpjenë trurit, sepse ato, nervat, janë shqisa që ndijnë, “shohin” dhe lajmërojnë. Ndaj, fjala NERV, e lexuar me anagramë (sëprapi), jep: NERV = VREN = VËRE(N) = VËREN = “sheh”. Shpesh nervat me informacionet që na japin na ndalojnë të vazhdojmë një veprim i cili është i dëmshëm për trupin tonë. Kështu, nervat na prapësojnë të mbajmë dorën në një objekt shumë të nxehtë dhe na e prapësojnë atë veprim, ndaj rotacioni i buzoreve v:f e kthen fjalën nerv si në frengjisht NERF dhe e lexuar sëprapi jep: NERF = FREN => fren’oj, fren’im. Vet fjala FREN vjen nga shqipja PREN = PREN veprimin, e ndal ose pozon edhe PREN = P’REN(d) = pa ren(d) = pa rendur = pa lëviz = ndal, ndalje. Qartazi nervat kanë dy funksione të rëndësishme: të vërejnë = vren <=> nerv dhe të na frenojnë përpara një rreziku që e gjejmë të mishëruar te fjala frenge (nerv) = NERF = FREN (me anagramë), FREN(im). 
Përsa shqipja, jep me motivim në emërtimin e nervit të dy funksionet e tij, koncepti [nerv] është një fjalë e mirfilltë e shqipes që e ka huazuar greqishtja, latinishtja dhe mandej gjithë gjuhët e tjera. Ky koncept [nerv] përmban brenda tij filozofinë më të përpiktë të emërtimit dhe përfaqësimit. 
Fjala nerv i kthehet bindshëm fondit autokton leksikor të shqipes dhe vetëm një motivim ndryshe e më logjik do vinte në dyshim etnicitetin e fjalës. Por kjo gjë duket krejt e pamundur.

Nga : Agron Dalipaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *