OPIUM,~I. (gr. όπιο, ital. òppio). Fjala e shqipes shenjon qumështin e tharë nga fruti i lulukuqes dhe që shkakton gjumëndjellje për shkak të vetive të tij narkotike. Topalli (FEGS 1084) e përcakton si “lëng i trashë qumështor me veti dehëse e gjumëdhënëse, që nxirret prej kokrrave të hashashit” dhe më poshtë shkruan se është “Huazim nga lat. opium prej gr. όπιον (lëng hashashi)”. Në fjalorët italianë e gjejmë si të prejardhur nga lat. õpiu(m) e me burim nga gr. ópion. Porse Babinjioti (ELNEG 987) nuk është një gjendje të ketë asnjë ide rreth etimologjisë së fjalës.
Tashmë dimë se zgjidhjet etimologjike për gjithë leksikun e gjuhëve i.e. gjenden vetëm te gjuha e qendrës: shqipja.
Lëndët narkotike sjellin te përdoruesi mungesën e ndjeshmërisë dhe vendosjen e organizmit në gjumë dhe për këtë arsye përdoren edhe për operacione. Shqipja vazhdimisht e ka emërtuar [opium] dhe nëse do të kishte ndikim nga italishtja [òppio] do ta kish ndryshuar me kohë. Fakti, që italishtja nuk ruan formën e latinishtes õpiu(m), por kjo formë gjendet e pandryshuar te shqipja, të bën të mendosh se arsyeja pse shqipja nuk është ndikuar nga italishtja, nuk është trashëgimia nga latinishtja, porse shqipja ka ruajtur fjalën e saj dhe jo një fjalë të huaj. Dhe këtë e vërteton etimologjia e fjalës opium:
Kushdo që pi opium përjeton një gjendje përhumbje dhe ndjehet i mpirë. Ndaj, OPIUM = O-PI-UM = O-PI-(h)UM(b) = me e pi (h)um(b).
Fjala OPIUM me metatezë të fonemës [M] para fonemës [P], jep: OPIUM = O PI U M = O U M PI = O U MPI = “u mpi i tëri” = nuk ndjente më. U MPI = U’MBI = HUMBI = “u mpi i tëri dhe humbi toruan” = humbi ndjesinë dhe koshiencën.
Asnjë tjetër motivim nuk do t’i qëndrote përballë kësaj etimologje që sjell shqipja për fjalën opium, duke treguar se burimi dhe origjina e padiskutueshme e opiumit (si fjalë) është shqipja. Fjala i takon vetëm gjuhës në të cilën gjen motivim etimologjik dhe kjo përcakton etnicitetin gjuhësor të saj. Leksema OPIUM i rikthehet bindshëm fondit leksikor të shqipes, deri sa të jepet një tjetër etimologji ndryshe dhe më e argumentuar se kjo që jep shqipja.
Nga : Agron Dalipaj