E ashpër, e vrazhdë, si populli i fuqishëm që e flet, por edhe plot shije e hijeshi, si frutat dhe lulet e malit ku flitet, gjuha shqipe – ndonëse e varfëruar nga një palëvrim shumë herë shekullor – është e aftë të shprehë, me një ndjenjë të mrekullueshme, nuancat, konceptimet më të holla e të… Continue reading Thënie nga Faik Konica
Tag: fjalet shqipe
Fjalë të urta shqipe për Maturin
Mali digjet,plaka krehet. SHKUP Mos hyn ne mal pa sepat. SHKUP-AGON As copën e madhe mos e ha pa u menduar. KRUJË Ç’del nga goja, hyn në vesh e del për hunde. JUG Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa. SARANDË Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra. SHKODËR Dy kunguj nën një sqetull… Continue reading Fjalë të urta shqipe për Maturin
Fjalë të urta shqipe për Punën
Gjenerata e re shkruan shqip si me tastierë të prishur. Rr.Haradinaj/Prishtinë Ai që përton sot, pendohet mot. VLORË Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. TROPOJË Burri në shtëpi, si dreqi në xhami. ELBASAN Çelësi që punon, nuk ndryshket. MALLAKASTËR Dembeli është nëna e të gjithë veseve. VERI Dera e përtimit, caku i… Continue reading Fjalë të urta shqipe për Punën
Fjalë të urta Shqiptare
Burrë e grua si mish e thua Dardha bien nën dardhë Dëgjo shtatë a tetë dhe përseri bëj si di vetë Fashati që duket, s’do kallauz Fjalët jane gra, veprat burra I duruari, i fituari I zoti e nxjerr gomarin nga balta. Kush s’ka kokë, ka këmbë ! Mos i shiko gunën por shikoji punën Punën… Continue reading Fjalë të urta Shqiptare
Etimologji për fjalën BATIC/Ë
BATIC/Ë,~A. Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që shenjon ngritjen e nivelit të ujit të detit të shkaktuar nga forca tërheqëse e hënës. Topalli (FEGS 184), vetëm sa pason Çabejin (SE II 183), duke pranuar se kemi të bëjmë me një “Huazim nga it. (ven.) bataizza, që ka shkuar edhe në disa dialekte serbokroate”. Por italishtja… Continue reading Etimologji për fjalën BATIC/Ë
Etimologji për fjalën VALIXH/E
VALIXH/E,~JA. Fjalë e mbarë shqipes që shenjon një arkëz prej lëkure, prej fibre, prej druri etj., që shërben për të mbajtur përgjithësisht rroba gjat udhëtimit si dhe gjëra të tjera të nevojshme.Topalli (FEGS 1543) e quan “Huazim i ri nga it. valigia”. Porse te “Deli dizionario etimologico della lingua italiana (Zanichelli)”, gjejmë se fjala haset… Continue reading Etimologji për fjalën VALIXH/E
Etimologji për fjalën IRIQ
IRIQ,~I. Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që emërton një kafshë gjitare që e ka gjithë trupin të mbuluar me gjemba. Topalli (FEGS 662) pason padyshuar mendimin e Miklosich (AF II 23), Meyer (EW 159), Jokl (Arhiv I 1-2, 1923, 42), Orel (AED 155), ku të gjithë pranojnë njeri tjetrin, se fjala shqipe IRIQ vjen nga… Continue reading Etimologji për fjalën IRIQ
Etimologji për fjalën REFLEKS
REFLEKS,~I. Fjalë e mbarë shqipes që shenjon në kuptim të parë pasqyrim të diçkaje (pasqyrim i dritës prej një objekti, kundërveprim i pavullnetshëm i organizmit të gjallë ndaj një ngacmimi të jashtëm a të brenshëm, që bëhet me pjesmarrjen e qendrave të larta të sistemit nervor qendror; shkëlqim i ngjyrës së një sendi; kthim i… Continue reading Etimologji për fjalën REFLEKS
Etimologji për fjalën NERV
NERV,~I (it. nervo, gr. νεύρο). Fjala shenjon korda (fije) të përbëra prej qelizash të veçanta që lidhin trurin dhe palcën e kurrizit me shqisat dhe organet e tjera të trupit dhe që shërbejnë për të përçuar ngacmimet në të dy drejtimet. Fjala nerv ka edhe kuptimin metaforik të gjallërisë, forcës: “njeri me nerv”. Topalli (FEGS 1046)… Continue reading Etimologji për fjalën NERV
Etimologji për fjalën OPIUM
OPIUM,~I. (gr. όπιο, ital. òppio). Fjala e shqipes shenjon qumështin e tharë nga fruti i lulukuqes dhe që shkakton gjumëndjellje për shkak të vetive të tij narkotike. Topalli (FEGS 1084) e përcakton si “lëng i trashë qumështor me veti dehëse e gjumëdhënëse, që nxirret prej kokrrave të hashashit” dhe më poshtë shkruan se është “Huazim… Continue reading Etimologji për fjalën OPIUM
Etimologji për fjalën PASTËRMA
PASTËRMA. Fjala e shqipes shenjon mish të kripur e të tharë, i cili mund të përdoret për një kohë të gjatë në kushte natyrale pa u prishur. Fjala përdoret në të gjitha gjuhët ballkanike dhe të gjithë etimologët zyrtarë kanë pranuar pa motivim mendimin e Miklosich (TE II 140) se fjala është huazim prej turqishtes… Continue reading Etimologji për fjalën PASTËRMA
Etimologji për fjalën SAMAR
SAMAR,~I. Ja çka shkruan Topalli (FEGS 1298): “” lloj shale prej druri”. Fjalë e mbarë gjuhës. Huazim nga gr. e re σαμάρι””. Kuptohet se Topalli nuk është menduar fare dhe ka sjellë copi paste mendimin e Meyer (Ew 378).Babinjioti (ELNEG 1244) është i mendimit se fjala [samar] haset së pari në greqishten mesjetare dhe duhet… Continue reading Etimologji për fjalën SAMAR
Etimologji për fjalën ANKAND
ANKAND,~I. Fjalë e shqipes që shenjon shitjen publike të një pasurie. Fjala është pranuar si me origjinë nga fr. [encan] = (që është bërë popullor) dhe kjo e fundit është pranuar ta ketë burimin nga latinishja [inquantum] = (për sa?). Krahasimi i kuptimit në latinisht me atë në frengjisht është krejt i ndryshëm. (Shih: E.… Continue reading Etimologji për fjalën ANKAND