Categories
Etimologji

Etimologji për fjalën BATIC/Ë

BATIC/Ë,~A. Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që shenjon ngritjen e nivelit të ujit të detit të shkaktuar nga forca tërheqëse e hënës. Topalli (FEGS 184), vetëm sa pason Çabejin (SE II 183), duke pranuar se kemi të bëjmë me një “Huazim nga it. (ven.) bataizza, që ka shkuar edhe në disa dialekte serbokroate”. Por italishtja për fjalën baticë të shqipes përdor fjalën e saj [marea] dhe jo fjalën venedikase [bataizza] (që na përmendin Çabeji e Topalli). Nga ana tjetër është pranuar edhe ngjashmëria e dialektit venedikas me shqipen edhe se Venedikun e kanë themeluar të parët e shqiptarëve.
Mund të themi se Çabeji e Topalli vetëm sa japin hamendësim, që për “albanologjinë zyrtare”, së cilës i mjafton “autoriteti i tyre shkencor” për ta quajtur të padiskutueshëm hamendësimin e tyre si shkencë. Por gjërat janë krejt ndryshe të para nga etimologjia embriomorfemale, e cila jep këtë ekuacion logjik:
BATICA është mbytje e një sipërfaqeje të tokës nga deti për një segment kohor brenda një dit-nate dhe që përsëritet papushim. Ndaj BATICA = BAT I CA = CA I BAT = CA I BATH = CA I mBATH me ujë. Vërejmë se MBATH = MBYT dhe mBATH <=> zBATH është e ngjashme me BATICË <=> ZBATICË. Pra, edhe batic – zbaticë është mbath ca – zbath ca = mbyt ca – zmbyt ca. Duhet të motivojmë këtu se MBYT = M’B’YT = Me Ba hYT = me ba hy’t = me ba t’hy = m’ba’t’hy = mbathy, mbath. Ky motivim nuk le shkas që të diskutohet etniciteti i fjalës shqipe BATICA, por na jep të drejtën të nxjerrim përfundimin se Çabeji e Topalli as nuk mund të quhen etimologë e aq më pak të mendohet se kanë lidhje me shkencën.

Nga : Agron Dalipaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *