Categories
Etimologji

Etimologji për fjalën PASTËRMA

PASTËRMA. Fjala e shqipes shenjon mish të kripur e të tharë, i cili mund të përdoret për një kohë të gjatë në kushte natyrale pa u prishur. Fjala përdoret në të gjitha gjuhët ballkanike dhe të gjithë etimologët zyrtarë kanë pranuar pa motivim mendimin e Miklosich (TE II 140) se fjala është huazim prej turqishtes [pastirma]. Të njëjtin mendim pasojnë pa asnjë logjikë edhe Çabej (SE VI 151) edhe Topalli (FEGS 1111).
Porse hesapet nuk mund të bëhen pa hanxhiun. Gjuha shqipe jep qartë etimologjinë e fjalës duke qenë në harmoni me kuptimin që emërton fjala. Përsa pastërmaja është mish që [ther]ret për tu mbajt {[ma]jt} për me u ngrënë më [pas], mjafton të bashkojmë fjalët në kllapat katrore dhe kemi: [ther]+[pas]+[ma] = [pas]+[ter]+[ma] = PAS’TER’MA. [Kalimi ther : ter (th:t) është si te Theodhor : Teodor dhe kalimi mba : ma është refleks i gegnishtes e cila grupin e dy buzoreve [mb] e redukton në një [m] si edhe te mirmbrama => mirmrama]. Fjala PAS këtu ka kuptimet: më pas, më vonë, për në kohën që nuk ka ardhur, për kohën që S’kemi PArë = S’PA = PA’S = PAS. Që pastërmaja është mish që THER e PAS M(b)A = pas-ther-ma = pastërma, kjo nuk do shumë mend. 
Fjala jep edhe një pozim të dytë duke treguar se mishi për pastërmanë është i tharë, ndaj PASTERMA pozon edhe PAS THAR MA = PAS THARjes e MbA = PAS THAR MA = PAS-TER-MA => PASTËRMA. Shqipja për foljen thaj ka dhe formën TER: “po TER rrobat në ballkon”. A nuk e varin ende sot në fshatra pastërmanë (rripat e mishit) në tela apo shufra druri (njësoj si nderen rrobat për tu tharë) në tavan për tu TERur e tharë? Meqë fjala Pastërma mund të ketë në përbërje ose foljen [therr] ose atë [thar, ter] dhe meqë të dyja janë fjalë autentike të shqipes, nuk po i motivojmë këtu dhe etimologjinë e tyre do e shfaqim kur të arrijmë përkatësisht te këto dy fjalë. 
Pra, mund të deklarojmë bindshëm se fjala PASTËRMA është autentike shqipe dhe këtë e provon motivimi etimologjik që sollëm, prandaj ajo i rikthehet fondit leksikor të gjuhës shqipe për të mos u shkulur më prej aty deri sa dikush tjetër të sjellë një etimologji të motivuar më bindshëm se sa kjo që jep shqipja.

Nga : Agron Dalipaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *