Categories
Thënie Thënie Kombëtare

Fjalë të urta shqipe për Maturin

  • Mali digjet,plaka krehet. SHKUP
  • Mos hyn ne mal pa sepat. SHKUP-AGON
  • As copën e madhe mos e ha pa u menduar. KRUJË
  • Ç’del nga goja, hyn në vesh e del për hunde. JUG
  • Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa. SARANDË
  • Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra. SHKODËR
  • Dy kunguj nën një sqetull s’mbahen. PËRMET
  • Dy vesh dhe një gjuhë, fol pak e dëgjo shumë. JUG
  • Dhjetë herë mat, një herë pre. KOSOVË
  • Fjala dhe plumbi kur dalin s’kthehen më. GUCI
  • Gazi i madh, kthehet në helm. KORÇË
  • Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet. KOSOVË
  • Gjella me kripë e kripa me karar. PËRMET
  • Gjuha eshtra s’ka, eshtra thyen. KURVELESH
  • Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh. VLORË
  • Ha të rrosh, jo rro të hash. JUG
  • Janë të urtë të marrët sa pa thënë fjalët. JUG
  • Kashata e madhe të ngec në fyt. JUG
  • Këmba e madhe të shqyen këpucën. BERAT
  • Kur të hedhësh gurin, mate gjer ku arrin. JUG
  • Kur flet shkopi të vret. VLORË
  • Kur han bukë misri, kujto bukë thekri. JUG
  • Kur s’di not mos u fut në ujë. KORÇË
  • Kush ha shumë i del për hunde. PËRMET
  • Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë. KAVAJË
  • Lakmia, lakfyt. PUKË
  • Lisi nuk pritet me nji të rame. FERIZAJ
  • Lulja e këputun nuk mbin ma. KRUJË
  • Më mirë një pulë nesër, se nji vezë sot. DIBËR
  • Mos dalë goja para mendjes. BERAT
  • Mos i bjer të mirës me shkelm. DIBËR
  • Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhësh. MYZEQE
  • Mos kërko vezë të pjekura në hell. SKRAPAR
  • Ngopet deti me lumenj? DEVOLL
  • Nuk mba ujë orizi. JUG
  • Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota. ELBASAN
  • Pi rakinë e jo mendjen. JUG
  • Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen. KORÇË
  • Po t’i marrësh lopës tërë qumështin, ngordh viçi. JUG
  • Qefi prish qefin. JUG
  • Tamahu të shpie në gjynah. JUG
  • Të falurit e shumtë i vjen rëndë dhe perëndisë. KORÇË
  • Ujët e turbullt mbysin burrin, fjalët e shumta përziejnë katundin. JUG
  • Ujku kur ndien erën e dhenëve, harron që ata kanë barinë prapa. JUG
  • U mbush kupa do të derdhet. KRUJË
  • Unë i ha kumbullat, atij i mpihen dhëmbët. VLORË
  • Unë baj barrën, ti djersin. VERI
  • Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë. SHKODËR
  • Vreshtë shumë mos ven, shpi shumë mos ban, miq shumë mios xen. SHKODËR
  • Nata s’ka shahit. SHKODËR
  • As para pushkës, as prapa mushkës. JUG
  • Atje ku fle ujët, atje është më thellë. KORÇË
  • Barka mbytet edhe për një lëkurë lepuri. SHKODËR
  • Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi. JUG
  • Bie një gurë e shkoqet një mur. VLORË
  • Buka që thyet s’ngjitet më. JUG
  • Çdo gjë forcohet, në themel. BERAT
  • Ç’ka humbe mos e kërko, ç’ke në dorë mos e lësho. KRUJË
  • Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s’mund ta nxjerrin. SHKODËR
  • Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër. JUG
  • Dita ka sy, nata ka veshë. JUG
  • Duhet me i fry lugës para se me të djeg. KRUJË
  • Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s’del dot. BERAT
  • E dardhë është dhe bora, po të thanë duart. JUG
  • Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë. KOSOVË
  • E ke zogun në dorë, mbaje. KORÇË
  • Fusha ka sy, mali ka veshë. KRUJË
  • Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin. DARDHË
  • I marri ç’flet nuk din, i urti ç’din nuk flet. VERI
  • I zoti duhet të ruajë arën e vet. ELBASAN
  • Jo si cjapi te kasapi. KORÇË
  • Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri. TROPOJË
  • Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë. SHKODËR
  • Kur s’ke mace, bëjnë minjtë dasmë. ELBASAN
  • Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka. KRUJË
  • Kujto qenë e bëj gati shkopin. KORÇË
  • Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë. PËRMET
  • Kur t’i hypësh kalit, shifi patkonjtë. ELBASAN
  • Kush vret nuk flet. SKRAPAR
  • Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka. VLORË
  • Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama. SULOVË
  • Mos shkel në dërrasë të kalbur. KAVAJË
  • Mos shko si breshka te nallbani. KORÇË
  • Mos shko si cjapi te kasapi. SHQIPËRI E MESME
  • Mos u zër për degësh, po për rrënjësh. JUG
  • Nata është me barrë, s’dihet ç’pjell. KORÇË
  • Nga një vërë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia. LABËRI
  • Nji shkëndi ndez nji mal. KORÇË
  • Për një dorë kashtë e vret samari mushkën. JUG
  • Për një pe, për një gjilpërë, vate dëm një punë e tërë. JUG
  • Ruaju të të ruajë perëndia. JUG
  • Ruhu nga thëngjilli i mbuluar. JUG
  • Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas. SKRAPAR
  • S’lidhet kali me pè. LUKOVË
  • Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë. KORÇË
  • Ujku mjergull kërkon. JUG
  • Zë goje qenin, bëj hazër shkopin. GJIROKASTËR
  • Shtëpija pa fëmijë, si nata pa yje. SARANDË
  • Ma i keqi vëlla të merr hakën. KOSOVË
  • Motra jemi, shoqe s’jemi. JUG
  • Ndarja është më e mira e të ligave. SKRAPAR
  • Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit. SHKODËR
  • Gjumi natës i randë i bën keq ditës. SHKODËR
  • Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes. JUG
  • Mos pyet sa vjeç je, po ç’shëndet ke. TIRANË
  • Nuk mbushet pusi me pështyma. GRAMSH
  • As këmishës së shtatit s’është për t’i besu. KAVAJË
  • Besove, bëre mirë, s’besove, ca më mirë. JUG
  • Ç’ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria. SKRAPAR
  • Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut. BERAT
  • Esapi i shtëpisë nuk del në pazar. KORÇË
  • E thëna dhe e bëra janë larg. DIBËR
  • I marri premton dhe budallai shpreson. JUG
  • Kur qesh djalli e ka punën keq. VLORË
  • Mba murin mos bie. SHQIPËRI E MESME
  • Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë. JUG
  • Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall. JUG
  • Mos u bëj thes i çpuar. SKRAPAR
  • Mos dëgjo ç’thotë ai për vete, por dëgjo ç’thonë bota për të. SKRAPAR
  • Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë. JUG
  • Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti. JUG
  • Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë. JUG
  • Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd. MYZEQE
  • Nuk është ar gjithë që ndrit. VERI
  • Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë. KORÇË
  • Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra. SKRAPAR
  • Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. BERAT
  • Lulja e këputur nuk lëshon më. MYZEQE
  • Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG
  • Mendja me mendjen, pjellin mëndje. JUG
  • Me një ka nuk bëhen pendë. JUG
  • Me nji tra nuk mban shtëpia. JUG
  • Mëson nga armiku më shumë se nga miku. JUG
  • Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG
  • Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI
  • Miku harrohet po të largohet. PËRMET
  • Miku i mirë vjen nga porta. BERAT
  • Nuk bëhet stani me dhi të egra. VLORË
  • Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. JUG
  • Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. JUG
  • Miku i mikut tim, është edhe miku im. VLORË
  • Një krah s’mban kala. GJIROKASTËR
  • Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja. SKRAPAR
  • Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova. KRUJË
  • Për një shamatë, lypen dy veta. SARANDË
  • Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. TROPOJË
  • Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara. JUG
  • Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. VLORË
  • S’bëhet lëmi me një kalli. JUG
  • S’bëhet stani me lepura. MYZEQE
  • S’mblidhen lepujt në vath. JUG
  • S’mbushet thesi me një kokërr. LUKOVË
  • Syri është më i mprehtë se kordha. JUG
  • Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. JUG
  • Shokë bashkë, e bukë veç. JUG
  • Trimi i mirë me shokë shumë. JUG
  • Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË
  • Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. BERAT
  • Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. VERI
  • Të më mbrosh atje ku s’jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD
  • Uji fle, hasmi s’fle. LIBRAZHD
  • Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI
  • As nuk kam, as më mbarohen. KAVAJË
  • Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABËRI
  • Bota të jep aq sa t’i kesh dhënë asaj. JUG
  • Bukë e kripë e zemër. KAVAJË
  • Çilet dera, rritet ndera. VERI
  • Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. ELBASAN
  • Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJË
  • Fshati digjet, plaka krihet. JUG
  • Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI
  • I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG
  • Bukën tënde ha, hall të botës qa. LUNXHËRI
  • Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. DELVINË
  • I fundit ja do qaj, ja do qeshë. LABËRI
  • I qan hallin kalorësit. DURRËS
  • I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC
  • Jo gjithmonë “mirë se të gjeta” po edhe “mirë se erdhe”. ELBASAN
  • Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. JUG
  • Nga fryn era kthen gëzofin. DIBËR
  • Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. KORÇË
  • Keq më vjen, po dëm s’më bëhet. SKRAPAR
  • Ku s’të thërresin, mos shko; ku s’të pyesin, mos kuvendo. ELBASAN
  • Këpucari i ka këpucët e grisura. JUG
  • Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. JUG
  • Kopraci s’të jep të zezën e ullirit. JUG
  • Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë. SKRAPAR
  • Ku rënça mos u vrafsha. VLORË
  • Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. SHIJAK
  • Kur të vjen nevojtari në derë, po s’pate gjë, jep një gotë ujë. SKRAPAR
  • Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm. JUG
  • Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. SHKODËR
  • Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar. ARBËRESHËT
  • Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. KRUJË
  • Le gomari që na ngordhi, po s’na lënë as mizat rehat. KORÇË
  • Lype se s’ta jep, merre se nuk thotë gjë. KAVAJË
  • Mali me mal s’piqen, po njeriu do piqet. JUG
  • Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof. ELBASAN
  • Merr belanë e botës e vë në krye të votrës. ELBASAN
  • Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. MYZEQE
  • Miku i thirrur, duhet përcjellun. MIRDITË
  • Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJË
  • Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJË
  • Mirmëngjes, me interes. FIER
  • Mos qesh në shok, se e gjen në kokë. KOSTUR
  • Mos e lëndo ku i dhemb. JUG
  • Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. JUG
  • Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. DELVINË
  • Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. KAVAJË
  • O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha. BERAT
  • Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë. VLORË
  • Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. KORÇË
  • Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJË
  • Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. KUÇ
  • Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. SHKODËR
  • Qenit hidhi një kockë, të pushojë. SKRAPAR
  • Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. FIER
  • Sevapi as shitet, as blihet. JUG
  • Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. PËRMET
  • Ta shef bojën, sa ta ka nevojën. SKRAPAR
  • Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun. TROPOJË
  • Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. JUG
  • Ustai nuk ka shtëpi. MYZEQE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *