- Ai që do të zihet, zihet edhe me macen. DARDHË
- Duro sa mund, gëzohu pa fund. VERI
- Dhe durimi ka kufi. JUG
- Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë. DEVOLL
- Edhe guri pëlcet kur nxehet. KRUJË
- E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh. KORÇË
- Fjal e ëmbël thyhen të fortin. SHKODËR
- Fjala e mirë në ditë të keqe. KRUJË
- Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq. JUG
- Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara as mbrapa.LUNXHERI
- Hiq inatin gjej rehatin. KRUJË
- I buti thyen të fortin. SHKODËR
- Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet. VLORË
- Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen. VLORË
- Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORË
- Lumi i thellë, nuk rrëmben. JUG
- Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. KOSOVË
- Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni. MILOT
- Mëngjesi është më i mençëm se nata. TIRANË
- Mos i fryj zjarrit se të djeg. JUG
- Mos merr si pushka e jevgut. TIRANË
- Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr sheqer të ëmbëlsohesh. PËRMET
- Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit. JUG
- Nuk thyen dhëmbë fjala e mbarë. JUG
- Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë. PËRMET
- Për pleshtin djeg jorganin. JUG
- Rrugë e gjatë pret shkurtër. MYZEQE
- Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen. JUG
- Sherri do nge, davaja do para. SKRAPAR
- Shkallët ngjiten shkallë-shkallë. JUG
- Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën. SKRAPAR
- Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin. KRUJË
- Uthulla e fortë plas gurin. TIRANË
- Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit. ELBASAN
- As topi i Ali Pashës s’e tund. ELBASAN
- Atij që nuk e do, i thuaji: “Të hyftë vetja në qejf”. SHKODËR
- Avash Beg se ka hendek. BERAT
- Ay që ecën me krye përpjetë, bie në gropë. JUG
- Baste e budalla, motër e vëlla. JUG
- Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë. GJIROKASTËR
- Daullja bie për ata që kanë veshë. PËRMET
- Del çiraku më i mirë se ustai. JUG
- Dy gjela në një vikt, s’këndojnë. JUG
- Dhi e krimbur, bishtin përpjetë. BERAT
- Edhe vali je, shiko ku ishe dje. LUKOVË
- Ena bosh zhurmon më tepër. KRUJË
- Është nga ai gur që thyen çekan. JUG
- Fjala pa punë, si peshku pa lumë. GJIROKASTËR
- Fjalë pak e punë shumë. LIBRAZHD
- Fol me ty, fol me murin. KAVAJË
- Gjëmon voza që nuk ka verë. JUG
- Gjithkush leu, mentë e veta pëlqeu. ELBASAN
- Hiqu det se do shkojë lumi. JUG
- I gjen mushka drutë. JUG
- I mbushet mendja, atij që ka mend. SKRAPAR
- Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë. SKRAPAR
- Kalliri me bukë, s’e ngren kryet përpjetë. JUG
- Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon. KORÇË
- Kollaj të thuash vreshtë, po duhet rrushi. DUKAT
- Kur ngjite përpjetë, shiko dhe tatëpjetë. JUG
- Kur u ba horri pashë, vrau t’anë. KAVAJË
- Kush ka matur veten, ka matur gjithë botën. JUG
- Kush s’kupton, i japin të kuptojë. JUG
- Lumi i thellë, s’ka ushëtimë. JUG
- Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm. SHKODËR
- Mendjemadhi niset me kalë, kthehet me këmbë. KORÇË
- Më parë mëso veten, pastaj të tjerët. JUG
- Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat. BERAT
- Mos mëso ustanë, po merri zananë. PËRMET
- Mos u kapardis si gjeli në plehra. SHIJAK
- Mos u mat me hijen e me njerëzit. JUG
- Mos u mat me hijen e pasdrekes. VLORË
- Në portën e të shurdhit mos trokit. KORÇË
- Nga ferra e vogël del lepuri i madh. JUG
- Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra. JUG
- Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij. KORÇË
- Pas lufte të gjithë bëhen trima. TIRANË
- Pula bën venë e kakaris sa zgjuan mëhallë, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare. VLORË
- Pyetën mushkën, cilin ka baba; “kam dajo kalën” – tha. JUG
- S’e lenë hunda me pa larg. KRUJË
- S’ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë. KORÇË
- S’ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s’don dije. JUG
- Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau. VLORË
- S’tunden malet me përralla. JUG
- Teneqe e prishur, ka zë të gërvishur. VLORË
- Ti mbaje veten ulët, pa të ngrenë të tjerët. LABËRI
- Ti qesh me të tjera, po bota qesh me ty. KURVELESH
- Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s’e ha as qeni. SKRAPAR
- Trimi që lëvdohet, nuk të vret. KOSOVË
- U bë dhija me tremb ujkun. VLORË
- U bo veja me mësue pulën. KAVAJË
- U hap dheu, doli një plesht. JUG
- U mbars mali, polli një mi. JUG
- Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë. VLORË
- U rrit kungulli dhe mori dhenë. SKRAPAR
- Zuri qeni një lepur, nuk quhet zagar. JUG
- Ai që e ka provue din edhe me të mësue. KOSOVË
- Bëne vath e ve në vesh. SHKODËR
- Bëj si të thotë më i madhi. JUG
- Bleta din si bëhet mjaltët. JUG
- S’di gomari të haj tagji. PËRMET
- Dami të bëhet mësim. DIBËR
- Kush s’pyet mbetet budalla. JUG
- Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit. JUG
- Njeriu pa shkollë, asht si pemë e egër. VERI
Categories