Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë shoqëruar me autobote uji, kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit zona përpara ndërtesës së Parlamentit duke mos toleruar aspak turmën që për më shumë se 30 minuta ka sulmuar me bomba molotov Parlamentin.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë dalë deri në pedonale, e më pas deri te ura në rrugën e Elbasanit, duke larguar me forcë protestuesit.
Në vetëm pak minuta, Policia ka marrë nën kontroll të gjithë segmentin e rrugës “Xhorxh Bush” përpara Parlamentit.
Por nuk janë ndalur me kaq efektivët, pasi bashkë me shihedhësen dhe gaz lotsjellës po i ndjekin protestuesit deri te selia e Partisë Demokratike.