Categories
Jetë Shëndeti

Furnizoni gjakun me oksigjen, si të rrisni qarkullimin me 100 %

Qarkullimi i duhur i gjakut në trup është i rëndësishëm për një shëndet optimal. Nëpërmjet qarkullimit të gjakut lëndët ushqyese, mineralet dhe oksigjeni transferohen në pjesë të ndryshme të trupit./shqip.info

Gjithashtu, qarkullimi i duhur sjell rritjen e qelizave dhe funksionimin e organeve.

Qarkullimi i dobët i gjakut mund të ndikojë në të gjithë trupin, duke përfshirë trurin, zemrën, mëlçinë, veshkat dhe gjymtyrët.

Ai mund të jetë një faktor kontribues në një sërë problemesh shëndetësore.

Simptomat e zakonshme të qarkullimit të dobët janë ndjesi të mprehta ose ndjesi shpimi gjilpërash në pjesë të caktuara të trupit, duart dhe këmbët e ftohta, lodhje, marramendje, humbje e flokëve, lëkurë e thatë, edemë, dhimbje koke, ngërçet e muskujve, dhimbje në këmbë dhe rrahje të parregullta të zemrës.

Shumë faktorë mund të kontribuojnë në qarkullimin e dobët të gjakut, si psh, mënyrë jo e mirë e jetesës, pirja e duhanit, pirja e tepruar, kafeina, zakonet e të ngrënit dhe orët e gjata që rrini ulur në punë.

Kjo mund të jetë edhe për shkak të problemeve mjekësore si diabeti, kolesteroli i lartë, sëmundja e tiroides, obeziteti, presioni i lartë i gjakut, çrregullimet nervore, anemia, enët e gjakut të ngushtuara ose të bllokuara, alergjitë e ushqimit si dhe shtatzania Ju mund të përmirësoni qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin tuaj duke ndryshuar mënyrën e jetesës, duke ngrënë një dietë të shëndetshme dhe duke përdorur disa metoda ushqyerje në shtëpi.

Në vijim, ekspertët e gazetës “Shqip.info” ju tregojmë mënyrat natyrale për të rritur qarkullimin e gjakut në parametra optimalë 100 %.

Para se të përdorni ndonjë nga metodat shtëpiake të mëposhtme ju këshillojmë të bëni ushtrime fizike të lehta, si për shembull ecje çdo ditë.

1. SHAFRANI I INDISË

Shafrani i Indisë është një aromë e mrekullueshme që mund të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Curcumin, përbërësi aktiv te shafrani, ndihmon trombocitet e gjakut të parandalojnë mpiksjen dhe zvogëlon formimin epllakave te arteriet.

– Shtoni 1 lugë çaji pluhur shafran të Indisë dhe pak mjaltë në një gotë qumësht të ngrohtë. Pini 1 ose 2 herë në ditë.

Gjithashtu, përfshini shafranin e Indisë në gatimin tuaj.

2. SPECA TË KUQ

Spec ii kuq përmban përbërësin kapsaicin, i cili ndihmon në stimulimin e qarkullimit të duhur të gjakut në të gjithë trupin dhe organet.

Gjithashtu forcon arteriet dhe kapilarët.

Plus, ndihmon në zvogëlimin e simptomave të qarkullimit të dobët të gjakut, si dhimbje trupi, dhimbje koke, këmbë të ftohta dhe ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë.

– Përzieni ½ lugë çaji pluhur piperi të kuq, 2 lugë gjelle uthull organike të mollës dhe 1 lugë gjelle melasë në një gotë me ujë.

Pijeni këtë përzierje dy herë në ditë.

Gjithashtu, përfshini specin e kuq dhe piperin në gatime ose merrni një shtojcë, pasi të konsultoheni me mjekun tuaj.

Shënim: Gratë që janë shtatzëna ose ushqejnë fëmijë me gji duhet të shmangin konsumimin e specit të kuq.

3. VAJ I ARRËS SË KOKOSIT

Vaji i arrës së kokosit është shumë i dobishëm për përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Ai ka yndyrna të shëndetshme dhe përmban zinxhir mesatar të trigliceride, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e inflamacionit të arterieve.

Kjo nga ana e saj përmirëson qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin.

– Konsumoni 2 deri 3 lugë vaj ekstra të virgjër të arrës së kokosit.

Ju gjithashtu mund të përdorni vaj të ngrohtë të arrës së kokosit për të masazhuar duart dhe këmbët çdo ditë.

4. ÇAJ JESHIL

Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në relaksimin e arterieve dhe përmirësimin e qarkullimit.

Ai është e lidhur me rritje të nivelit të oksidit nitrik, një vazodilatator i fuqishëm, pra që ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.

– Vendosni një bustinë të çajit jeshil në një gotë me ujë të nxehtë për 5 minuta.

Shtrydheni çajin e tepërt duke shtypur bustinën me një lugë.

Hiqeni qesen, shtoni mjaltin dhe pijeni. Pini 2 deri në 3 gota çaj jeshil çdo ditë.

5. ÇOKOLLATË E ZEZË

Kakaoja në çokollatën e zezë ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Për më tepër, sipas një studimi të vitit 2014 të publikuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës, çokollata e zezë përmirëson qarkullimin e gjakut në këmbë duke ndikuar te bio-kimikatet që zgjerojnë shpejt arteriet.

– Hani një pjesë të vogël të çokollatës së zezë për të përmirësuar qarkullimin.

Megjithatë, sigurohuni që keni zgjedhur çokollatë të zezë me të paktën 70 për qind kakao.

6. XHENXHEFIL

Xhenxhefili tashmë është një përbërës i zakonshëm i kuzhinës dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Ai përmban komponime si gingerole dhe zingerone që kanë një efekt ngrohjeje në trup, duke rezultuar në qarkullim të mirë të gjakut.

Konsumi i rregullt i xhenxhefilit gjithashtu parandalon mpiksjen e gjakut në trup dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe arteriosklerozës.

– Pini çaj xhenxhefili 2 ose 3 herë në ditë.

Për të bërë çaj, vloni 1 lugë gjelle xhenxhefil të copëtuar në dy gota ujë për 10 minuta.

Kullojeni, shtoni mjaltë dhe pijeni. Gjithashtu mund të përtypni disa feta xhenxhefili të freskët çdo ditë ose të përfshini xhenxhefil të thatë ose të freskët në gatimin tuaj.

Një tjetër mundësi është që të merrni tableta xhenxhefili pas konsultimit me mjekun tuaj.

7. HUDHËR

Hudhra nxit qarkullimin e gjakut, ul presionin e gjakut dhe parandalon grumbullimin e trombociteve në gjak.

Është efektive në parandalimin e formimit të pllakave në arterie dhe zvogëlimin e rrezikut të arteriosklerozës.

Një studim i publikuar në The Journal of Nutrition në vitin 2006 zbuloi se hudhra është e mirë për shëndetin kardiovaskular.

– Hani 2-3 thelpinj hudhre të papërpunuar çdo ditë me stomak bosh.

Gjithashtu, përfshini hudhrat në gatimet e përditshme ose merrni një shtojcë pasi të konsultoheni me mjekun tuaj.

KËSHILLA SHTESË

Mos konsumoni shumë kafeinë dhe alkool.

Nëse pini duhan, është e rëndësishme ta lini atë.

Shmangni ngrënien e ushqimeve të cilat kanë nivele të larta të yndyrnave të ngopura.

Kufizoni konsumin e kripës.

Hani fruta të pasura me vitaminë C pasi ndihmojnë muret e arterieve.

Hani fruta të freskëta dhe perime që kanë nivele të larta të antioksidantëve në to.

Pini shumë ujë çdo ditë për të hidratuar qelizat dhe për të inkurajuar një furnizim të rregullt të mineraleve.

Konsideroni marrjen e shtojcave omega-3 pas konsultimit me mjekun tuaj.

Akupresioni dhe akupunktura gjithashtu lehtësojnë qarkullimin e gjakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *