Categories
Diaspora Shqiptare Lajme

Gjermania bën ndryshimin e madh me date 2 mars, lehtësimet për shqiptarët

Ditën e hënë, më date 2 mars, hyn në fuqi ligji i ri për emigracionin në Gjermani. Shqiptarët mund të përfitojnë nga lehtësirat ligjore për të punuar e jetuar në Gjermani.

Ambasada ka publikuar në faqen saj zyrtare kushtet e reja për të punuar në Gjermani. Personat e interesuar duhet të keni mbaruar një fakultet ose një shkollë të mesme profesionale. Në njoftim thuhet se më 1.3.2020 hyjnë në fuqi rregulla të reja rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Ligji i ri zgjeron mundësitë për punëmarrësit/et e kualifikuar/a nga shtete që nuk janë pjesë e BE-së, të cilët kërkojnë të nisin një marrëdhënie punësimi në Gjermani.

Çfarë është ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe çfarë ka ndryshuar?

Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar u mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional nga shtete jashtë Bashkimit Evropian (Shtete të Treta) të emigrojnë në të ardhmen në drejtim të Gjermanisë. Nuk do të ketë më kufizime në profesionet me mungesa. Përcaktimet ligjore ekzistuese për punonjës të kualifikuar me diplomë të shkollës së lartë vazhdojnë të mbeten të vlefshme. Sido që të jetë për hyrjen në Gjermani me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi apo kërkimin e një vendi pune do të vazhdojë të jetë e nevojshme pajisja me vizë, për të cilën duhet të aplikoni pranë Ambasadës Gjermane.

Kur hyn në fuqi Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar?

Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar hyn në fuqi që prej datës 1 mars 2020.

Kush konsiderohet si fuqi punëtore e kualifikuar sipas ligjit të ri?

Si fuqi punëtore e kualifikuar konsiderohen të diplomuarit në universitete si dhe personat me një kualifikim në arsimin profesional. Ju mund të ushtroni si fuqi punëtore e kualifikuar një profesion, për të cilin keni marrë më parë kualifikimin përkatës jashtë vendit. Kusht për të dyja grupet është që ky kualifikim i huaj të njihet në Gjermani nga zyra përkatëse. Një diplomë profesionale konsiderohet zakonisht si e kualifikuar, nëse në Gjermani ajo do të merrej pas një periudhe të paktën dy-vjeçare të arsimit profesional.

Rregulla shtesë do të aplikohen në rastin e punonjësve me moshë më të madhe se 45 vjeç. Nëse qëllimi i ardhjes suaj në Gjermani juaj është punësimi, atëherë duhet që të paraqisni një kontratë pune me një pagë minimale të caktuar ose dëshminë për një siguracion pensioni të përshtatshëm. Specialistët e IT-së, në kushte të caktuara , mund të gjejnë akses në tregun e punës edhe pa një diplomë formale. Për persona me një kualifikim profesional të pamjaftueshëm ligji nuk ofron mundësi të reja aksesi në tregun e punës në Gjermani.

ǒduhet të bëj që të mund të punoj si punonjës i kualifikuar në Gjermani?

E rëndësishme është që ju fillimisht të bëni njohjen zyrtare të kualifikimit tuaj të huaj nga autoritetet përgjegjëse në Gjermani. Informacione të mëtejshme rreth procedures së njohjes së diplomës i gjeni në linkun: https://www.anerkennung-in-deutschland.de/html/de/

Sapo të merrni njoftimin zyrtar për njohjen e kualifikimit dhe keni një ofertë konkrete për një vend pune në Gjermani, mund të aplikoni si fuqi punëtore e kualifikuar për vizë, në mënyrë që të vini në Gjermani dhe të ushtroni veprimtarinë profesionale për të cilën jeni kualifikuar. Nëse autoritetet gjermane e kanë njohur kualifikimin vetëm pjesërisht, ju mund të aplikoni për vizë me qëllim kualifikimi në Gjermani. Në kushte të veçanta është e mundur, që të jeni në marrëdhënie pune edhe gjatë periudhës së kualifikimit.

Kush është subjekt i ligjit të ri?

Udhëtimi në Gjermani për të kërkuar një vend pune do t’u mundësohet në të ardhmen edhe punonjësve me kualifikim në arsimin profesional. Kusht për këtë janë njohuritë e gjuhës gjermane si dhe sigurimi i mjeteve të jetesës në Gjermani. Mundësitë e qëndrimit në Gjermani për qëllime kualifikimi po përmirësohen.

Çdo të thotë kjo konkretisht për procedurën e aplikimit për vizë pranë Ambasadës Gjermane?

Ambasada do të vërë në dispozicion në kohën e duhur, përpara hyrjes në fuqi të Ligjit rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar, orare për aplikuesit që janë subjekte të këtij ligji, me qëllim që procedurat e vizës të zhvillohen në mënyrë të kënaqëshme për të gjitha palët. Gjithashtu në momentin e duhur Ambasada do të vërë në dispozicion edhe fletët përkatëse të informacionit. Duke qenë se koha e trajtimit të kërkesave për njohjen zyrtare të kualifikimeve profesionale në Gjermani shkon deri në disa muaj ju rekomandojmë që të nisni me këto procedura që tani (gjithsesi përpara se të nisni procedurën e vizës).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *