Categories
Bota Lajme

Gjermania përfshihet në konfliktin me Kinën: Paguani 130 miliardë euro që keni bërë dëm

Edhe Gjermania është përfshirë në përplasjen me Kinën, të cilët e akuzon si përgjegjëse për dëmin e madh ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Pas SHBA-së edhe shtetet Gjermania,, Anglia dhe Franca akuzojnë shtetin madh aziatik se ka përgjegjësi për përhapen e COVID-19.

Sipas tabloidit anglez “Express”, Gjermania i ka dërguar Kinës një faturë me vlerë 150 miliardë euro, kosotja për dëmin ekonomik të shkaktuar.

Lista përfshin një tarifë prej 27 miliardë eurosh për të ardhurat e humbura nga turizmi, deri në 7.2 miliardë euro për industrinë gjermane të filmit, një milion euro në orë për kompaninë ajrore gjermane Lufthansa dhe 50 miliardë euro për bizneset e vogla gjermane.

Të shtunën Donald Trump deklaroi se Kina duhet të përballet me pasoja, pasi sipas tij ky shtet kishte mundësinë që të mos përhapej virusi. Presidenti Trump u tha gazetarëve: “Mund të ishte ndalur në Kinë para se të fillonte dhe nuk do të ishte, dhe e gjithë bota po vuan për shkak të saj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *