Categories
Histori Të gjitha

Gjuha e folur shqipe jo vetëm e lashtë – por edhe e shkruar – Deshifrim.

Shkruan: Aleksander HASANAS

Në këtë mozaik ku flitet për syrin e keq i *KEQI- shkruar kaq pastër shqip, “ΚΑΙCΥ = i KECI_ i KEQI” – bazuar kjo edhe duke ju rerferuar fjalës së lashtë shqipe “i/e keqe – kakë, kakja” kjo fjalë e pranuar zyrtarisht në të gjitha studimet dhe nga të gjithë studiuesit, albanologë të huaj por edhe vendas, duke llogaritur gjithashtu se në shkrimet e hershme tek alfabetet me origjinë pellazge fenikase shkronja: “AI” lexohet ~’E’~ (KAI = QE/>Dhe) ndërkohë e njohur se në gjuhën latine të shkruar, kemi bashtingëlloren “C = K” por kjo shkronjë duke u shoqëruar me një prej zanoreve pas saj lexohet: “Q” pra aty kemi të shkruar:
ΚΑΙCΥ = KECY – i KEQI.
Ideatori i këtij mozaiku dhe shkruesi vet i kësaj mrekullie për gjuhën e lashtë shqipe, ka pikturuar Syrin në mozaik plus fjalën i KEQI, duke mos patur nevojën të shkruajë fjalën Sy; pra kemi: “Sy” (pikturuar) + fjalën i Keq”

Syri i keq në mozaik daton nga antikiteti klasik. Referuar nga Hesiod, Callimachus, Plato, Diodorus Siculus, Theokrit, Plutarku, Heliodorus, Plini Plaku dhe Aulus Gellius. Envy dhe grekët e Peter Walcot (1978) renditën më shumë se njëqind vepra nga këta dhe autorë të tjerë duke përmendur syrin e keq.

Dhe gjithë këta autorë klasikë të përmendur më sipër u përpoqën të ofronin shpjegime për syrin e keq. Shpjegimi shkencor i Plutarkut deklaroi se sytë ishin burimi kryesor, nëse jo i vetëm, i rrezeve vdekjeprurëse që duhej të lindnin si shigjetat e helmuara nga goditjet e brendshme të një personi që mbante syrin e keq.
Plutarku e trajtoi fenomenin e syrit të keq si diçka që duket e pashpjegueshme, që është një burim çudie dhe shkaku i mosbesimit. Besimi në syrin e keq gjatë antikitetit ndryshonte në rajone dhe periudha të ndryshme. Syri i keq nuk u njoh me intensitet të barabartë në çdo cep të Perandorisë Romake.

Kishte vende ku njerëzit ndiheshin më të vetëdijshëm për rrezikun e syrit të keq. Në kohët romake, jo vetëm që individët konsideroheshin se kishin fuqinë e syrit të keq, por të gjithë fiset, veçanërisht ato të Pontit dhe Scythisë, besohej se ishin transmetues të syrit të keq.

Bukuria fallike e quajtur ‘fascinum’ në latinisht, nga folja fascinare, “për të hedhur një magji” (origjinën e fjalës angleze “magjeps”), ishte përdorur kundër syrit të keq.

Në mozaikun e ndërtuar prej antikitetit vërehet qartë aty kemi një “Cacodemon” i cili qëndron pranë simbolit të syrit të keq. Ai është përshkruar si një djalë me brirë me gjenitalitete të tepërta që i zvarriten midis këmbëve të tij.
Ndërkohë “Syri i keq”, që simbolizon fatkeqësinë, është duke u shpuar dhe duke u goditur nga një cfurg me tri biga, prej shpatës së mprehtë, akrepit, gjarprit helmues, prej qenit, dyzetkëmbshit (centipede), prej panterës dhe korbit aty në krye.

Pas kësaj si kemi lexuar edhe gjithë këta shkrimtarë më të lashtë të cilët nuk venë në dyshim se aty bëhet fjalë për “syrin e keq”, ska asnjë dyshim që aty shkruhet për të i KEQI, dhe kjo e shkruar në gjuhën e të parëve tanë në gjuhën shqipe – kjo është gjuha shqipe dhe lashtësia e saj.

Shini tabelën e mëposhtme, ku tregon fjalën e lashtë shqipe: Kaicë> kaiq i/e = e keqe (kaqja) – gjendur edhe tek shkrimet e pararendësve tanë Brygiane- phrygiane.

THE PHRYGIAN WORD ΚΑΚ-ON

Word ΚΑΚ-on
Transliteration
kak-on
Meaning
bad, evil, harm
See also
Early Proto-Albanian: *kacia/kakja ‘bad, evil’
Armenian: qaq ‘excretion’
Proto-Indo-European: *kak(k)ehaye/o- ‘to defecate’
Proto-Indo-European: *kakka ‘excrement’
“Syri i keq nuk është thjeshtë bestyt (supersticioni). Përkundrazi, fenomenet e ndryshme vizuale mund të përshkruhen përtej një mendimi magjik si një teknikë kulturore dhe kështu vendosen në një diskurs racional.

Si pikë referimi kemi se kjo dukuri, koncepti i shikimit të keq, është vërejtur prej lashtësisë ndër popuj, ashtu e gjendur në kontekstin dhe mentalitetin kulturor veçanërisht të banorëve, popullit jugor italian, e shprehur kjo në shkrime letrare në tekste të ndryshme në marrëdhënie që janë në funksion të dëshirës, pangopësisë, cmirës, zilisë, ziliqarit, babëzisë, etj.

Tanimë kuptohet kjo dukuri ka ngelur si një histori kulture dhe teorie e syrit të keq apo lakmues duke filluar nga antikiteti grek dhe atij romak”.
(Botues: Kulturverlag Kadmos (15 Dhjetor 2015)

Gjuha: gjermane ISBN 10: 3865992889 ISBN 13: 978-3865992888)
Ps: Falenderoj perzëmërsisht dhe respektoj gjithë studiuesit e tjerë shqiptarë që me përpjekjet e tyre për këtë shkrim në këtë mozaik mendojnë se aty shkruan: “Ka nji sy” – por shoh se nuk është e vërtetë, nuk ka mundësi, vetëm për dy arsye: Kush është ky që ka një sy dhe atë ‘Sy’ që ka e ka të keq dhe kur gati të gjithë shkrimtarët më të lashtë kanë shkruar se ai është “syri i keq”.
Po ashtu tek mozaiku tjetër aty nuk kemi fare ‘Sy’ por vetem (kakodemonin – të keqin) dhe sërish aty shkruhet: ‘KAICY’ si mundemi të themi që aty shkruhet “ka një sy”?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *