Categories
Poezi Shqip

“Horizonte” – Poezi nga Nexhi A. Tahiri

Te te kem prane, e te jem une e ti
Ne horizonte gri
Atje ku jeta nuk njeh,
Jo nuk njeh kufi!

Aty larg nje tis gri
Mbulon horizontin
duke care mjegullen e hirte
Majat e tyre te trembura.

Agimi me diell i perqafon
Si nje mik i mire
Qe te qendron prane me fjalen e ngrohte.

Ne ato momente,
Kur ndjen vetmine e verber
Perreth heshtjen e nates.
Do doja te vrapoja ne hapesirat pafund,
Te perqafoja gjithe ata
Me duan, me kujtojne

I kam larg
I ndjej prane
E kam mall, gezim, hidherim.

O bote, e marre, e bukur,
Te dua, te urrej,
Prape te dua, je bota ime
Ndoshta ne kufirin
E te qenit njeri.

Ndjej per ty
Ate ndjenje te zjarrte
Te dashurise pakufi!

Dua te vrapoj
Te jem e lire
Te hap krahet e te ndjej
Ate perqafim qe na bashkon.

Te te kem prane, e te jem une e ti
Ne horizonte gri
Atje ku jeta nuk njeh,
Jo nuk njeh kufi!

Nexhi A. Tahiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *