Categories
E Ardhmja Teknologji

Instagram po punon për fshehjen e materialeve të papërshtatshme

Platforma e shpërndarjes së fotografive, Instagram është duke punuar në një përditësim të ri, që pritet ta përmirësojë cilësinë.

Ky aplikacion më nuk do të rekomandojë materiale, që kanë përmbajtje të papërshtatshme, megjithëse nuk i thyen rregullat e Instagramit – në opsionin Explore, apo nëse janë të shënuara me hashtag.

“Këto materiale, sërish do të shihen në Feed të llogarisë që e ndjekin, por jo edhe në rrjet të gjerë të Explore apo në faqet ku grumbullohen postimet me hashtag” thuhet në komunikatën e kompanisë që është nën pronësi të Facebook.

Në të njëjtën kohë, Instagram do të vazhdojë me largimin e materiale të ndaluara, si zhveshja, fjalimet nxitëse dhe shprehja e dhunës, shkruan tg.

Me përditësimin e ri, në aplikacion do të ndalohet shpërndarja e materialit që nuk është i ndaluar, por që tejkalon kufijtë e të zakonshmes, si sensualiteti i tepruar, apo ndonjë lloj dhunë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *